05 May 2015

Maja e Shkelzenit – Ngjitje Memoriale kushtuar Ilmi Tahirit

ShBA Prishtina ju njofton se do të organizohet ngjitja e Majes së Shkelzenit me 31 Maj 2015 kushtuar anëtarit tonë Ilmi Tahiri I cili ndërroi jetë papritmas pak javë më parë. Pikërisht kjo ngjitje ka qene e paraparë të udhëhiqet nga tashme I ndjeri!

Maja e Shkelzenit me lartësi prej 2,407 m/lmd është pjesë e Bjeshkëve te Nemura dhe gjindet në rrethin e Tropojes në Shqipërinë Veriore. Ngjitja e kësaj Maje ësht me vështirësi të lartë sidomos tani kur zhvillohet në kushte dimri për shkak të prezences së borës. Për këtë arsye grupi do të jetë I vogël dhe janë të ftuar vetëm ata me përgatitje të shkëlqyer fizike dhe pajisje adekuate dimërore: kthetra, cepin, litar, syze, kepuce dhe veshmbathje adekuate etj.

Duhet patur parasysh që në këtë bjeshkë nuk ka ujë apo burime uji, prandaj duhet bartur me vete sasinë e mjaftueshme, si dhe ushqimin për një ditë.

Nisja: E Diele 31 Maj 2015 në ora 05:30 në parkingun pranë Sheshit21

Transporti: Xhipa dhe vetura private

Participimi: 7€ / person

Verejtje: Inkurajohen posedouesit e xhipave që ti përdorin për këtë aksion!

Udhëheqës: Vehbi Tahiri

Ndihmës: Ahmet Fejzullahu

Paraqitja: përmes telefonit 044 31 25 59 tek Ahmet Fejzullahu deri të Shtunen në ora 12:00

Përgjegjësia për përgatitjen fizike dhe psiqike është individuale.

 

Maja_e_Shkelzenit.Tropoje

Shkelzen

Maja e Shkelzenit