19 May 2015

Kampingu “Llanishti 2015” | 23-24 Maj 2015

ShBA Prishtina do të marrë pjesë në Kampingun “Llanishti 2015” organizuar nga ShB Guri Shtrejtë Shtime. Ftohen anëtarët dhe të interesuarit tjerë për pjesëmarrje. Më poshtë jipet agjenda e plotë e organizatorit.

 

Organizimi nga Prishtina:

Nisja nga Parkingu tek Sheshi21: 23 Maj 2015 e Shtune ora 17:00

Transporti: Vetura private

Participimi: 5€ për transport [i paguhet shoferit], 3€ për darkën dhe mënegjesin në kamping [i paguhet udhëheqësit, N.Korça].

 

Afati për paraqitje: e Premte ora 12:00

Paraqitja përmes telefonit tek Naser Korça 044 112 654

Verejtje: Fjetja do të bëhet ne tenda ose brenda objektit shkollor. Ata që kanë tenda duhet ti marrin me vete. Thesi për fjetje është I domosdoshëm

===========================================

AGJENDA e organizatorit:

Ftesë për pjesëmarrje në Kampingun “LLANISHTI 2015”

Në emër të Bordit Organizativ, Kryesisë të SHBA “GURI I SHTREJT” Shtime si dhe të Federatës së Bjeshkatarëve të Kosovës, kemi nderin t’ju ftojmë në Kampingun “LLANISHTI 2015” (të tretën me radhë).
Kampingu do të mbahet më datë 23 Maj – 24 Maj 2015, në fshatin Llanisht Komuna e Shtimës ku jeni të ftuar të gjitha shoqeritë bjeshkatare të Kosovës, Shqiperisë, Maqedonisë Preshevë e Bujanovc.

AGJENDA E KAMPINGUT
“LLANISHTI 2015”

E SHTUNE – 23.05.2015

17:00-18:30 Grumbullimi / tubimi i të gjithë pjesëmarrësve.

18:30-19:30 Vendosja nëpër klasët e shkollës, ngritja e tendave nga pjesëmarresit (ata që kanë).

19:30-20:00 Darka.

20:30-21:00 Hapja Solemne, përshendetja e nikoqirit dhe I musafirëve.

21:00-24:00 Ndezja e zjarrit fushor dhe më pastaj fillon mbrëmja shoqërore, njohtimi dhe shkëmbimi i përvojave të pjesmarrësve nga lëmi i bjeshkëtarisë, i alpinizmit dhe nga lëmia e mbrojtjes së ambientit.

24:00 Fjetja.
————————————————–
E DIELE- 24.05.2015

06:30 Zgjimi.
06:30 – 07:30 Mëngjesi dhe përgatitja për nisje dhe sqarimi i marshutave 1 dhe 2:

Marshuta 1
07:30 Nisja.

Llanisht – Rrokopeq – Lanisht (21 Km)

Marshuta 2
08:30 Nisja.

Llanisht – Gurra e Kadisë – Lanisht (11 Km)

————————————————-
Parashikimi i Motit (Weather Chanel)
E Shtune – Temp 24 C
E Diele – Temp 26 C
————————————————-
Të gjitha Shoqëritë Bjeshkëtare nga Kosova dhe nga jashtë, duhet që më së voni deri ora 16:00 (22 Maj “e Premte” 2015) ta konfirmojnë ardhjen e tyre dhe numrin e pjesëmarrësve. (Participimi – 3 € për një pjesmarrës)

Çdo pjesmarrës duhet të jete i pajisur me veshëmbathje dhe rekuizita adekuate (tendë).

Me qenese rruga Shtime – Lanisht eshte e asfaltuar ju preferojme qe ta ndiqni rrugen: Shtime – Petrove – Luzhak – Llanisht (12 Km) si dhe ajo – Suhareke – Reqan – Mohelan – Papaz – Lanisht (13 Km).
Organizatori mban te drejten e ndrimit te programit dhe te marshutes.

Numrat Kontaktues:
Gezim Deliu: 044 347-196
Faton Imeri: 044 206 067

MIRE SE VINI

Lanishti