16 Jun 2015

Gjiri i Grames dhe Shen Andreut 19 – 21 Qershor 2015

ShBA Prishtina ka kënaqësinë të ftoj anëtarët e vet për pjesëmarrje ne aktivitetin e radhës që do të organizohet  në Shqipëri më konkretisht duke filluar nga Parku i Llogorasë dhe përshkon një pjesë te bregdetit Jon me fjetje ne Gjirin e Grames dhe një pushim në Gjirin e Shen Andreut. Ky është një aktivitet shumë atraktiv sepse ngërthen bjeshkatarinë me qëndrim në disa prej plazheve të virgjëra nga më të bukurat të bregdetit shqiptar dhe më gjerë.

 

ITINERARI
Dita 1 E Premte | Udhetim Prishtinë-Llogora

Nisja ne ora 06:00 nga parkingu pranë Sheshit 21 me vetura personale.

Udhetimi per ne Llogora me nje pushim per mengjes në restaurant Majestic që gjindet tek Shkembi i Kavaes-Durrës

Grupet e vecanta sipas deshires mund të nisen ndaras nga Prishtina, porse duhet të jenë në pikëtakim në Llogara para mbrëmjes të Premten, koordinatat: 40.209848, 19.577798 ose kliko: Kampingu Llogora.

Dreka hahet në Llogora, pas së cilës do të kemi pak kohë të lirë për sistemimin në tenda apo bujtina/hotele. Fjetja në tenda personale kuptohet është falas, kurse ekziston edhe alternative për të fjetur në hotele apo bujtina përreth të cilat kushton 10-15 Euro/person. Vërejtje: ShBAP në këtë rast nuk merr përsiper rezervimin apo sigurimin e ketij lloj akomodimi, pra mbetet përgjegjësi individuale, pra vlen për ata që nuk flejnë në tenda.

 

Dita 2 E Shtune | Ecje Llogora – Gjiri i Gramës

Zgjimi: 03:40

Nisja në ora 04:00 që ti ikim sa me shume vapës.

E gjithe ecje do te zgjasë rreth 7-8 orë me ngjitje 400-500 m dhe zbritje rreth 1,200 m.

Pas mberritjes në Gjirin e Gramës, kohë e lirë për plazh.

Pasdite do pergadisim kampin si dhe do mbledhim dru per zjarrin e darkes. Ata qe i bien kitares, mundesishte ta marrin me vete dhe ata qe dine te kendojn le ta marrin zerin me vete 🙂

Fjetja ne tenda është e vetmja alternative sepse nuk ka hotele apo bujtina aty.

 

Dita 3 E Diele | Ecje Gjiri I Grames – Gjiri I Shen Andreut – Palasë dhe pastaj kthim ne Prishtinë

Zgjimi në ora 06:00 dhe do nisemi per ne plazhin e Palasese me një ndalesë në gjirin dhe plazhin tjeter me radhe, ate të Shen Andreut. Kjo ecje zgjatë rreth 5-6 h. Shtegu është gjatë gjithe kohes afer bregut te detit me ngjitje dhe zbritje te vogla.

Ne Palasë do te bejme plazh derisa te clodhemi dhe me pas do nisemi me vetura apo bus drejt Llogarasë dhe me pas nisja drejt Prishtines.

 

Shpenzimet:

Transporti Prishtine-Llogora 20 Euro/Person me vetura personale

Disa paisje si tendat,  thaset e fjetjes, uje rezerve per diten e neserme etj. do ti trasportojmë me skaf ose mushka nga Llogoraja deri te Gjiri i Grames dhe anasjelltas. Shpenzimet per transport do ti ndajm proporcionalisht rreth 15-20 Euro/Person.

Te gjitha shpenzimet per ushqime/dreka dhe darka janë përgjegjësi individuale.

 

Duhet te keni me vete:

  1. Veshmbathje te pershtatshme per ecje bjeshkatare, sidomos kepucet
  2. Pajisjet e duhura per kamping:
    1. tenda
    2. shtroje,
    3. thes per fjetje
    4. 3 litra uje per kamping ne Gramë dhe për diten 3
  3. Gjithashtu ushqim te mjaftueshem per 3 – 4 vakte si dhe te pakten 2-3 litra uje.
  4. Kapele, syze, krem per mbrotje nga Dielli,
  5. Drite koke ose dore etj.
  6. Rrobat e detit, sandalet etj.

Pajisjet dhe gjesendet e listuara nen 2 më lartë do te transportohen deri te Gjiri i Grames dhe anasjelltas me skaf ose mushka, andaj keni parasysh qe ato duhet te vendosen ne nje çante te veqante e cila mund te jete p.sh. çantë sportive. Pra ju duhen dy çanta.

 

Ky aktivitet kërkon përgaditje adekuate fizike dhe nuk është i përshtatshëm për fillestar apo për ata që nuk kanë patur aktivitete të ngjajshme apo sportive së fundmi!

Pjesëmarrja në këtë aktivitet është e rezervuar për anëtarët që kanë paguar apo do ta paguajnë anëtarësimin para nisjes!

 

Udhëheqës: Enver Konjuhi, 

Ndihmëse: Pranvera Firza

 

Paraqitja përmes sms apo e-mail: pranverafirza@gmail.com; 044 155 085

Afati për lajmërim: E Enjte, 18 Qershor ne ora 14:00

Me poshte gjeni disa foto te shtegut dhe Gjirit te Grames te bëra nga Fation Plaku dhe nje video prezantim te ekspedites se njejte publikuar nga Nentor Oseku.