14 Jul 2015

VALUSNICA 24 – 26 Korrik 2015

ShBA Prishtina fton anëtarët e vet dhe të interesuarit tjerë për pjesëmarrje në takimet bjeshkatare “Valusnica 2015” që organizohet nga Shoqata Bjeshkatare “Karanfili” në fshatin Grebaje në afërsi të Gusisë, Mal I Zi.

 

*****PLANPROGRAMI****

E Premte 24 Korrik 2015

13:00 Nisja nga Prishtina, parkingu pranë TV 21

Transporti: Me vetura personale

Participimi: 15€ + sigurimi i automjetit proporcionalisht

18:00 Arritja dhe sistemimi në tenda/bujtina në afërsi të shtëpisë bjeshkatare “Karanfili”

 

E Shtune 25 Korrik 2015

06:30 Zgjimi

07:00 – 08:00 Kafeja e mëngjesit dhe përgatitja për marshutë

08:00 Nisja për në Majet e Valusnicës

10:00 Pushim në fshatin e braktisur të Valusnicës, qëndrim pranë burimit të ujit rreth 15 min

12:30 Arritja në Majet e Valusnices: Popadija, Talijanka dhe Maja e Can. Pushim nga 10 min ne secilen maje.

13:30 Zbritja përmes shtegut përreth deri ne Grebajë

16:00 Dreka e përbashkët pranë shtëpisë bjeshkatare “Karanfili”

 

E Diele 26 Korrik 2015

Varësisht nga bjeshkatarët e interesuar, mund të formohen grupe për të ngjitur Majen Veriore, Vajushes etj. Kuptohet duke pasur parasysh edhe kushtet atmosferike.

 

Verejtje:

Fjetja do të bëhet në tenda, andaj pjesëmarrësist duhet të jene të pajisur në kushte adekuate duke perfshire tendat, thasët per fjetje etj.

Ekziston mundësia te ketë vende për akomodim në bujtina apo hotele, mirëpo ShBA Prishtina nuk merr përsipër këtë aranzhim. Cmimi për fjetje sillet prej 10€ deri 15€

Në këtë aktivitet nuk mund të marrin pjesë personat nën 12 vjeq, kurse ata me moshe 12-16 vjeq duhet të jenë me përcjellje të prindërit apo një të rrituri.

Duhen rekuzitat dhe veshmbathje e zakonshme bjeshkatare: këpucë malore, çantë, syze dielli, krem për diell etj. Poashtu ushqim dhe ujë të mjaftueshëm të nevojshëm gjatë ecjes me 25 Korrik 2015.

Shoqata Bjeshkatare “Karanfili” do të sigurojë kafen e mëngjesit dhe drekën e përbashkët te Shtunen, me 25 Korrik.

 

Afati për paraqitje: 22 Korrik 2015, në ora 12:00

Paraqitja përmes telefonit te Gani Syla: 044 168 370

Grebaje Karanfil