16 Sep 2015

Ujevarat e Mirushes, e Diele 20 Shtator 2015

ShBA Prishtina fton anëtarët e vet dhe gjithë të interesuarit tjerë  për pjesëmarrje në aksionin e radhës për vizitë dhe eksplorim të Ujëvarave të Mirushës të Dielën, më 20 shtator 2015

Aksioni realizohet nga Klubi Alpin Dardania.

Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë që përmes litarëve ndihmës të vendosur paraprakisht nga KAD të shkojnë deri tek Ujëvara  VI e kanionit. Poashtu do të ofrohen ushtrime për lëshim me litar për fillestar dhe ata më të avansuar.

Klubi është i hapur për të gjithë, andaj të gjithë ju që keni interesim dhe guxim për këtë sport mund të na bashkangjiteni dhe të përjetoni adrenalinë, si dhe të vizitoni ujëvarat e bukura të Mirushës.

Detajet e organizimit:

Vendi i takimit: te rrethi me flamur (afër Hotel Baci) në orën 07:45 – ndërsa nisja bëhet fix në orën 08:00.
Të tjerët, nga qytetet tjera mund të na bashkangjiteni direkt në Mirushë në orën 09:00.

Transporti bëhet me vetura personale.
Participimi për pjesëmarrje në aktivitet: 4€ për anëtarët e Klubit ‘Dardania’, ndërsa 6€ për jo-anëtarët. (anëtarësia prej 10€ mund të paguhet edhe në ditën e aktivitetit)

Ushqimi dhe pija: Përgjegjësi individuale e secilit pjesëmarrës/e – duke pasur parasyshë që do të kalojmë gjithë ditën tek ujëvarat.

Paraqitja te Mentor Maloku në 044/153-093 deri të Shtunën në ora 12:00. Konfirmimi vetëm në facebook (going) nuk vlerësohet si konfirmim, andaj konfirmimi përmes telefonit është i nevojshëm.

Vërejtje: Numri është i kufizuar andaj bëni lajmërimin me kohë.

Shënim: Ndoshta mund të bëhet edhe not, andaj kujdesuni të i merrni rrobat e banjos me veti ju që doni të bëni edhe not.

Pamja nga aktivteti i meparshem:

Pamjet e Kanionit nga larte:

 

Ujevarat e Mirushes

Ujevarat e Mirushes

10987498_10153462006242970_5943217338159931208_o 11046255_10153462009637970_7795446763885879888_o 11202877_10153462005272970_724751867752854351_o 11705417_10153462007927970_4983743700495801888_o 11754675_10153462006802970_7556807129433058727_o 11754678_10153462010052970_8981492778177390505_o 11779847_10153462004702970_7100545988112932867_o 11782459_10153462004452970_2179122210440801403_o 11782503_10153462008187970_6421170841757469379_o