01 Dec 2015

Bukanik, Elbasan 12-13 Dhjetor 2015

ShBA Prishtina ka pranuar ftesën nga AST Elbasani për pjesëmarrje në takimet e bjeshkatarëve në Elbasan me datat 12-13 Dhjetor 2015.

Ftojmë anëtarët tanë dhe gjithë të interesuarit tjerë për t’iu bashkangjitur këtij organizimi.

 

AGJENDA

Dita e 1-rë E Shtune 12 Dhjetor

10:00 Nisja nga Prishtina, nga parkingu pranë TV 21

Transporti: vetura personale

Participimi për transport: 15-20 Euro, varësisht nga nr i udhëtarëve në veturë

Participimi për akomodim, darkë dhe mengjes: 22 Euro (duhet të paguhet me 07 Dhjetor në zyren e ShBA Prishtina nga ora 20:00)

Gjatë rrugës për në Elbasan do të ketë një ndalesë në Luginën e Patokut për drekë.

Arritja në Elbasan: Afërisht në ora 17:00

Në ora 17:00 – 18:00 akomodimi në Hotele

Darka në ambjentet e Kompleksit ARTUR

19 : 00 Hapja

Fjala e rastit dhe darka ( darka + 2 pije për person) me tingujt e muzikës, këngë të kënduara nga këngëtarët anëtarë të AST dhe ritmit të vallëve.

23: 00 Mbyllja

 

Dita 2-të  E Diele 13 Dhjetor

08:00 Nisja për në fshatin Gjinar me automjete

Largësia me automjete Elbasan – Gjinar 21 km (35 min). Pas mbërritjes në Gjinar përgatitja për Ecjen

09: 00 Nisja e ngjitjes për Bukanik

1509978_1574822362741454_5612235985331847046_nGjithsejt për tu përshkruar 6 orë ecje; 900 m disnivel me gjatësi prej 13km vajtje-ardhje. Fshati Gjinar është në lartesinë 900m dhe Maja e Bukanikut është në Lartësi 1831m. Lloji i ecjes: pa vështirësi. Kërkohen pajisjet dhe veshmbathjet e zakonshme bjeshkatare te përshtatshme për ecje malore, rezistente ndaj erës dhe të ftohtit.

Shtegu i ecjes: http://shba-prishtina.com/?p=185

Në pushimin e parë në ambjentet e Komleksit BORA do të shërbehet çaji. Pushimi i dytë do të bëhet tek Sharrat ku dhe do të bëjme foton e perbashkët të gjithë pjesmarësve  pasi lart në maje të Bukanikut vendi nuk na e mundeson berjen e fotos me të gjithë pjesmarësit!

Në majën e Bukanikut do të bëjmë përsëri nje pushim.

Në kthim në ambjentet e Kompleksit Bora do të shtrohet në natyre për të gjithë pjesmarrësit , një drekë e thjeshtë (Katering) me gatime vendore !

16 : 00 Kthimi nga fshati Gjinar dhe vazhdimi i rrugës për Prishtinë.10390477_1574822036074820_618357184241351064_n

Pagesa per ata qe do te flene ne Hotel eshte 22 Euro/person ku perfshihet ( Fjetja ne Hotel + Darka + Mengjesi ) + Kateringu ne Mal.

Vendet në Mbrëmjën e dt 12 Dhjetor 2015 do te jenë të limituara për arsye të kapacitetit te Sallës.

Udhëheqës: Gani Syla

Ndihmës: Haki Bajrami

Paraqitja përmes telefonit: 044 168 370 deri me 04 Dhjetor 2015 ora 18:00

Foto albumi nga viti I kaluar: https://www.facebook.com/media/set/?set=a.1574821582741532.1073741846.1474790906077934&type=1&l=f4c23cd67f

Maja Bukanik