10 Feb 2016

Ecje nëpër parkun e Gërmisë | 14 Shkurt 2016

Te Dielen ma 14 Shkurt organizojmë ecje përmes parkut të Gërmisë. Shtegu do të jetë rreth 15km I gjatë I përshtatshëm edhe për fillestar. Do të zgjasë rreth 5 orë.

Ecja fillon saktë në ora 09:00 nga hyrja (rampa) e parkut. Të interesuarit për pjesëmarrje nuk kanë nevoje të paraqiten paraprakisht, mjafton të jenë tek rampa pak para orës 09:00

Janë të nevojshme kepucë malore, veshmbathje adekuate, ujë dhe ushqim.

Udhëheqës do të jenë Gëzim Konjusha dhe Ragip Gashi.