26 Apr 2016

Majës së Ҫikës – Llogara | 30 Prill – 02 Maj 2016

Të nderuar,

Gjatë vikendit të gjatë 30 Prill – 02 Maj 2016 ShBA Prishtina organizon ecje për pushtimin e Majës së Ҫikës në Llogara dhe vizitë qytetit të Vlorës dhe plazhit të Zvërnecit.

Dita I – 30 Prill 2016
10:00 Nisja nga parking pranë TV21. Transporti bëhet me vetura private, participimi është 20€ ose në përpjestim me numrin e udhëtarëve nëse në veturë janë më pak se 4 persona
17:00 Arritja në Vlorë. Akomodimi bëhet sipas dëshirës së pjesëmarrësve, pra organizatori nuk merr përsiper caktimin apo rezervimin e akomodimit. Me poshte japim disa opcione për akomodim në Llogara.

http://www.llogora.com/
https://www.facebook.com/Komoditet/info/?tab=overview
https://www.facebook.com/HotelHamiti/?fref=ts

Apo ne ‘Fshatin Turistik Olimpia’ vend i cili do te sherbeje si pike takimi:https://goo.gl/maps/egbPAuuPREU2

Sidoqoftë, pjesëmarrësit mund të përcaktohen për akomodim në Vlorë, Radhime, apo gjetiu, sipas preferencave. E rëndësishme është që pjesëmarrësit te jenë në pikat e tubimit me kohë sipas përshkrimit më poshtë.

19:00 Takimi në ‘Fshatin Turistik Olimpia’ në Radhime për darkë dhe shoqërim. Lokacioni: https://goo.gl/maps/kLS2bL1aDpA2

Dita II – 01 Maj 2016
06:45 Tubimi në afersi të parkingut tek Restoran Panorama; lokacioni:https://goo.gl/maps/3zRJV4gzgP72

07:00 Fillimi i ecjes
Do të formohen dy grupe, ku njeri grup do të arrijë deri në Majen e Qorrës 2,018m/lmd dhe grupi tjeter do të vazhdojë deri në Majen e Ҫikës 2,045m/lmd
Pushtimi I Majës së Qorrës zgjatë rreth 6.5 orë në dy drejtimet kurse për Majen e Ҫikës rreth 9 orë.
Detajet e shtegut mund ti gjeni në linkun: http://shba-prishtina.com/?p=142

19:00 Takimi në ‘Fshatin Turistik Olimpia’ në Radhime për darkë dhe shoqërim. Lokacioni: https://goo.gl/maps/kLS2bL1aDpA2

Për ecje janë të domosdoshme:
– Kepucë malore
– Shkopinj për ecje
– Syze, kapelë, krem për mbrojtje nga dielli
– Veshmbathje rezistente ndaj shiut dhe eres
– Meqenëse përgjatë shtegut nuk ka burime uji, duhet pasur me veti se paku 2L uje, vlen sidomos për ata që synojnë Majen e Ҫikës
– Ushqim sipas nevojes

Dita III – 02 Maj 2016
09:00 Takimi në ‘Fshatin Turistik Olimpia’ në Radhime, lokacioni:https://goo.gl/maps/kLS2bL1aDpA2
09:10 Nisja për në Vlorë. Vizitë në plazhin e Zvërnecit, sipas mundësise ishulln e Zvernecit si dhe Kalanë e Kaninës.
16:00 Kthimi për në Prishtinë.

Paraqitja: përmes sms/tel tek Latif Berisha: 044 120 719 deri të Premten në ora 15:00 me c’rast duhet te njoftoni nese jeni duke udhëtuar me veture dhe sa vende te lira keni.

Pergatitja fizike dhe psiqike eshte individuale.