31 May 2016

Takimet Bjeshkatare “SHARRI 2016” | 03 – 05 Qershor 2016

Të nderuar,
ShBA Prishtina ju fton për pjesëmarrje në Takimet Bjeshktare “Sharri 2016” që organizohet nga ShB Sharri nga Prizreni me datat 03-05 Qershor 2016. Agjenda e plotë është dhënë më poshtë.

 

Organizimi nga Prishtina:

Nisja nga Prishtina ,sheshi 21, te Premten ne ora 16:00

Participimi per transport 8€

Participimi tek nikoqiri: 10€

Transporti me vetura personale

Udheheqes: Kadri Podvorica

Paraqitja ne tel.: 044 122 191

Afati i paraqitjes: e Enjte, ora 19:00h

 

ORARI I TAKIMEVE NDËRKOMBËTARE I ALPINISTËVE DHE I BJESHKËTARËVE “SHARRI 2016” / 03,04 dhe 05 QERSHOR/2016
E PREMTE – 03.06. 2016
15,00 – 16,00 Ardhja në Prizren dhe tubimi i të gjithë pjesëmarrësve para Marashit
16,00 – 17,00 Nisja e organizuar me kombibusa për në Shtëpinë e Bjeshkëtarëve (1.334m).
17.00 – 18,00 freskimi me çaj mali, vendosja nëpër dhoma mysafirët( nga jashtë ),dhe çadra , DREKA.
18,00 – 19,00 HAPJA SOLEMNE-; PËRSHËNDETJA E NIKOQIRIT DHE I MYSAFIRËVE
19,00 – 20,00 Prezentim i shoqërive Kulturo-artistike te qytetit

20.00 – 20.30 Takimi – brifingu i organizatorit /Këshillit Organizativ/ me udhëheqësit e ekipeve rreth marshutës deri tek maja e Gjeneralit KORFF /2,562 m/. dhe grupi i dyte, deri te liqeni 2242m/lmd
20.30 – 21.30 Shoqërimi, njohtimi dhe shkëmbimi i përvojave të pjesmarrësve në këto Takime Ndërkombëtare, nga lëmi i bjeshkëtarisë, i alpinizmit dhe nga lëmia e mbrojtjes së ambientit.

21.30-22.30 Darka
23.00 – Fjetja.

E SHTUNE – 04.06.2016

05,30 Zgjimi

06,30 Nisja e organizuar e alpinistëve në pushtimin e majës së Gjen.KORFF.

08.30 Pushimi te Gurri i Zi (1.792m). Këtu bëhet ndarja e ushqimit të thatë dhe pas një pushimi të shkurt ekspedita fillon marshutën drejt majes së gj. KORFF (2.562m). Grupi i dytë drejt liqenit 2242m/lmd
12.30 Grupi i parë i Alpinistëve dhe i Bjeshkëtarëve, pushton majen e gj. KORFF (2.562m). – foto e perbashkët e pjesmarësve ,Alpinistet ngrisin dolline

13.00 – 18.00 Kthimi në Shtëpinë e Bjeshkëtarëve. -DREKA
18,00 – 19,30 Pushimi dhe relaksimi i shkurtër. Gjatë kësaj kohe do të bëhet edhe vulosja e librezave pjesmarrësve në pushtimin e maja e KORFF-it – 2.562m,
20.00 Darka për pjesmarrësit e Takimeve Ndërkombëtare “Sharri 2016”.
21.00 Ndizet zjarri i madh fushor dhe më pastaj , fillon mbrëmja shoqërore.

E DIELE -05.06.2015

08,00 – 09,00 – Zgjimi dhe mëngjesi
09,00-11,00 – Shoqërimi dhe shëtitje e lirë sipas dëshirës
11,00- Vizita dhe vënja e kurorave të pjesmarrësve të Takimeve Ndërkombëtare të Bjeshkëtarëve dhe të Alpinistëve “Sharri 2016”, në varrezat e dëshmorëve të UÇK-së në fshatin Lez

12,00 -Mbyllja e Takimeve /të gjashtëmbëdhjeta me radhë/ “Sharri 2016” dhe kthimi i organizuar i të gjithë pjesmarrësve për në Prizren.

Participimi 10€
. Çdo Shoqëri pjesmarrëse duhet të caktoj listën e Bjeshkëtarëve ose Alpinistëve, të pajisur me rekvizita dhe veshëmbathje adekuate të përgaditur për fjetje edhe në tenda/çadra/.
Mënyja, përgatitja e ushqimit, fjetja, transporti Prizren – Shtëpia e Bjeshkëtarëve dhe anasjelltas si dhe sigurimi i pjesmarrësve në këto Takime Ndërkombëtare është obligim i organizatorit, pra i SHB “Sharri” në Prizren.
Per udhëheqjen e grupeve në pushtimin e majës së gj. KORFF dhe Liqejve, do të kujdesen grupi i udhëheqësve i caktuar nga shb SHARRI në Prizren
Për shëndetin e pjesëmarësve në Takimet SHARRI 2016, do të kujdesen personeli mjekësor dhe autoambulanca nga Prizreni.
Gjithashtu sivjet e kemi nje risi ne aktivitet ku do te behet ngjitja nga fshati G.Lubinje ata te cilet vendosin me ne kete aktivitet duhet te jene te pregaditur me komplet paisjet per kampin ne bjeshke ku udheheqes do te jene 1. Abdurahman Koçbashli 2. Urim Bunjaku dhe 3. Servet Koçbashli
programi per kete aktivitet :
03.06.2016
Nisja ne ora 16 nga Prizreni ne fshatin Lubinje e Eperme transporti eshte i siguruar nga organizatori
aritja ne fshat nisja per ne vend kampimin aritja vendosja e kampit ,pushim,argetim dhe pas ors 22.30 fjetja

04.06.2016

Zgjimi ne ora 5 .30 mengjezi mbledhja e kampit dhe nisja ne ora 6 .30 nisja ne majen e Korffit ( Vrtop )2562m/lmd

ne maje takohemi me grupin i cili vjen nga shtepia e bjeshkatareve dhe kthehemi bashke ne shtepine e bjeshkatareve dhe vazhdojme me programin ne atach.

p.s. Paisjet e duhura per kete aktivitet Tenda,thesi per gjume,ushqimi i gatshem si dhe pregaditja fizike per bartjen e ketyre paisjeve.

Bjeshket e Sharrit