07 Jun 2016

DITËT E GJERAVICËS | 11-12 Qershor 2016

Të nderuar,

ShBA Prishtina edhe këtë do marrë pjesë në “Ditët e Gjeravicës” organizuar nga ShBA Rrasa e Zogut nga Juniku. Ky organizim është mundësi e shkelqyer për pushtim të Majes së Gjeravices, Rrasës së Zogut si dhe për shoqërim në natyrë dhe kampim.

Pjesëmarrësit duhet të kenë parasysh që:

  • Për fjetje janë të domosdoshme tendat dhe thaset, për të cilat pjesëmarrësit janë përgjegjës individualisht, ShBA Prishtina nuk mund tua sigurojë ato.
  • Mvarësisht nga numri I pjesëmarrësve, transporti nga Juniku deri te vendkampingu nuk mund të sigurohet për të gjithë me xhipa, por do të përdoren edhe kamionetat.

Organizatori është duke bërë përpjekje që të mundësohet shiqimi I ndeshjes futbollistike Shqipëri vs Zvicërr ne vendkamping !

 

ORGANIZIMI

Nisja: 09:30 11 Qershor 2016, nga parking prane TV 21

Transporti: vetura private

Participimi: 7€ për udhetarët me vetura;  10€ për udhëtarët me xhipa

       10€ te nikoqiri

Paraqitja: viber/sms/tel: 049 787 927 (10:00 – 19:00) ose info@shba-prishtina.com deri  të Premten në ora 12:00

Për ecje janë të nevojshme rekuizitat e zakonshme bjeshkatare:

  • Kepuce malore
  • Veshmbathje rezistente ndaj eres dhe shiut
  • Shkopinj
  • Syze, kapele, krem dielli. Etj.

 

Me poshte japim agjenden e plote te organizatorit:

 

Agjenda:

 

ORARI I TAKIMEVE NDËRKOMBËTARE BJESHKATARE ALPINISTE

 “DITËT E GJERAVICËS 2016”                      11-12.06.2016.

Dita e parë  e Shtunë 11.06.2016.

  • 11:00 – 12:00 Ardhja dhe tubimi i të gjithë pjesëmarrësve  në Motel “Gjeravica” në Junik.
  • 12:00 – 13:00 Vizitë ”Kullës- Qendrës Rajonale të Turizmit N’Dukagjin – Junik.
  • 13:00 Nisja në mënyrë të organizuar  për në lokacionin e Kampingut.
  • 14:00 Mbërritja në vendkamping, vendosja në stane(tëbana) dhe tenda.
  • 18:00-19:00 Hapja solemne,ndezja e flakadanit të kampit,fjala përshëndetëse e nikoqirit dhe mysafirëve.
  • 19:00-20:00 Pushim,shëtitje e lirë rreth kampit.
  • 20:00-21:00
  • 21:00-23:00 Shoqërimi, njoftimi mes shoqërive dhe të pranishmëve, shkëmbim përvojash, argëtim, muzikë, vallëzim, barcoleta, video projektor,lojra, etj.
  • 23:00

Dita e dytë e Diele 12.06.2016.

  • 06:00
  • 06:30-07:30 Mëngjesi dhe përgaditja për nisje drejt Gjeravicës (grupi i parë).
  • 07:30 Nisja e organizuar e Alpinistëve për ngjitje në majen më të lartë në Kosovë   “Gjeravica”.(Grupi i parë)
  • 08:30 Nisja e organizuar e grupit të dytë për në majën “Rrasa e Zogut” 2305m\lmd..
  • 11:00 Pushtimi i majës “Gjeravica” ,2656 m/lmd nga grupi i parë i bjeshkatarëve dhe alpinistëve.
  • 11:40 Takimi-bashkimi i të dy grupeve te liqejt e Gjeravicës, Pushim, freskim, argëtim.
  • 12:30 Kthimi i të dy grupeve së bashku për në kamp.
  • 15: 30 Mbërritja në kamp, dreka.
  • 16:00 Mbyllja e takimeve  ndërkombëtare “Ditët e Gjeravicës 2016”

Të gjitha shoqëritë bjeshkatare nga Kosova dhe Jashtë duhet ta konfirmojnë nr. e pjesmarrësve më së voni deri me 10.06.2016.               Vëni re: Duke marrë parasysh interesimin e madh për pjesëmarrje kërkojmë nga të gjitha shoqëritë dhe individet që posedojnë mjete terreni dhe tenda ti marrin me vete dhe  të na ndihmojnë në transport  me mirëkuptim…

Participimi për pjesëmarrës 10 euro për person

 

–  Çdo shoqëri pjesëmarrëse apo( individ) duhet të ketë listën e pjesmarrësve- bjeshkatarëve, alpinistëve me rekuizita dhe veshmbathje të përshtatshme sipas kushteve klimatike dhe atë për të fjetur në tenda.

Transporti  Junik – Gropa e Erenikut dhe anasjelltas, ushqimi, akomodimi në stane dhe tenda, janë obligim i nikoqirit SHB.”RRASA E ZOGUT” Junik.

Ndërsa për udhëheqjen e Grupeve do te përkujdesen anëtaret më të devotshëm dhe me provoje të seksionit te Bjeshkatarisë dhe alpinizmit të shoqerisë bjeshkatare “RRASA E ZOGUT” nga Juniku.

 

Për shëndetin e pjesmarrësve  në këto takime do të përkujdesen stafi mjeksor i qendrës mjeksore “Dr.Ali Hoxha” nga Juniku.

Pjesëmarrja juaj do të na nderoi dhe madhështoj ngjitjen në pikën më të lartë të Kosovës

 

Luteni që ta konfirmoni pranimin e ftesës, si dhe të deklaroheni për pjesëmarrjen në këtë Aktivitet me nr. e bjeshkatarëve dhe alpinistëve më së largu deri me datën 10.06.2016 ne ora 15:00.

 

               Këshilli Organizativ

Tel. +377 (0) 44 253 224                                                          SHBA.”RRASA E ZOGUT”

E-mail:shba.rrasazogut@gmail.com

Junik, më 05.06.2016