10 May 2017

Takimet tradicionale “Sharri 2017” 20 – 21 Maj 2017

Të nderuar,

ShBA Prishtina ju fton për pjesëmarje në takimet tradicionale te bjeshkatarëve “Sharri 2017” organizuar nga ShB Sharri, Prizren, me datat 20 – 21 Maj 2017.

Agjenda e plotë e organizatorit është dhënë më poshtë.

Kurse nga Prishtina:

Nisja: E Shtune, ora 14:30 nga parkingu pranë TV21

Transporti: Vetura private

Participimi: 5 Euro/person

Participimi te nikoqiri: 5 Euro/person

Meqenëse akomodimi ne shtëpinë bjeshkatare është i kufizuar, pjesëmarrësit duhet të jenë të jenë të përgatitur dhe pajisur për fjetje në tenda, pra duhet të sigurojnë tenden the thesin për fjetje.

Paraqitja përmes formularit(kliko), ose përmes viber tek Petriti +386 49 787 927, ose përmes e-mail: info@shba-prishtina.com deri me 16 Maj 2017.

Vijon agjenda e organizatorit:

ORARI I TAKIMEVE NDËRKOMBËTARE I ALPINISTËVE   DHE I BJESHKËTARËVE “SHARRI 2017” / 20 dhe 21maj 2017

E SHTUNE – 20.05.2017

14,00 – 16,00  Ardhja në Prizren dhe tubimi i të gjithë pjesëmarrësve para Marashit, ata te cilet kane transport mund te vazhdojne rrugen deri ne shtepine e bjeshkatareve

16,00 – 17,00  Nisja e organizuar me kombibusa për në Shtëpinë e Bjeshkëtarëve (1.334m).

17.00 – 18,00  freskimi me çaj mali, vendosja  nëpër  dhoma mysafirët( nga jashtë ),dhe çadra , DREKA.

18,00 – 19,00   HAPJA SOLEMNE-; Përshëndetja e nikoqirit dhe i mysafirëve

19,00 – 20,00  Prezentim i shoqërive Kulturo-artistike te qytetit

20.00 – 20.30 Takimi – brifingu i organizatorit /Këshillit Organizativ/ me udhëheqësit e ekipeve rreth marshutës deri tek maja e Gjeneralit  KORFF /2,562 m/.  dhe grupi i dyte, deri te liqeni 2242m/lmd

20.30  – 24.00 Mbremja shoqerore

24.00 –          Fjetja.

 

E DIELË – 21.05.2017

05,30            Zgjimi

06.00 – 06,30   Mëngjezi dhe marenda

06.30         Nisja e organizuar e alpinistëve me transport deri te karaulla afer Gurit të Zi ( rruga eshte e pershtatshme per te gjitha automjetet )

08.00             Nisja e organizuar e alpinistëve drejt majes së gj. KORFF (2.555m). Grupi i dytë drejt liqenit 2242m/lmd

12.30           Grupi i parë i Alpinistëve dhe i Bjeshkëtarëve, pushton majen e gj. KORFF (2.555m).  – foto e perbashkët e pjesmarësve ,Alpinistet ngrisin dolline

13.00 – 17.00  Kthimi në Shtëpinë e Bjeshkëtarëve. -DREKA

17,00 – 18,00   Pushimi dhe relaksimi i shkurtër. Gjatë kësaj kohe do të bëhet edhe vulosja e librezave pjesmarrësve në pushtimin e maja e KORFF-it – 2.562m,

19.00           Mbyllja e Takimeve /të shtatëmbëdhjeta  me radhë/ “Sharri 2017”

 

– Të gjitha Shoqëritë Bjeshkëtare nga Kosova dhe nga jashtë, duhet që më së voni deri me 17.05.2017 ta konfirmojnë ardhjen e tyre në Takimet “Sharri 2017”

– Participimi per pjesmares do te jete 5€

. Çdo Shoqëri pjesmarrëse duhet të caktoj  listën e Bjeshkëtarëve ose Alpinistëve,  të pajisur me rekvizita dhe veshëmbathje adekuate të përgaditur për fjetje edhe  në tenda/çadra/.

Mënyja, përgatitja e ushqimit, fjetja, transporti Prizren – Shtëpia e Bjeshkëtarëve dhe anasjelltas në këto Takime Ndërkombëtare është obligim i  organizatorit, pra i SHB “Sharri” në Prizren.

Per udhëheqjen e grupeve në pushtimin e majës së gj. KORFF dhe Liqejve, do të kujdesen grupi i udhëheqësve i caktuar nga shb  SHARRI në Prizren

Organizatori mban te drejten e ndryshimeve ne program.

Takimet tradicionale “Sharri 2016”