13 Jun 2017

Ditët e Gjeravicës | 17-18 Qershor 2017

Të nderuar,

ShBA Prishtina ju fton për pjesëmarrje në aktivitetin tradicional që organizohet çdo vit për pushtimin e Majes më të lartë të Kosovës – Maja Gjeravica 2,656m/lmd.

Ky organizim bëhet nga Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste Rrasa e Zogut nga Juniku. Agjenda e plotë është dhënë më poshtë.

 

Organizimi

Nisja nga Prishtina: ora 13:00 të Shtunën me 17.06, nga parkingu pranë TV21.

Transporti: Xhipa të ShBAP – inkurajohen edhe poseduesit tjerë të automjeteve 4×4 ti përdorin me këtë rast.

Vendet janë të kufizuara, përparësi kanë anëtarët e rregullt të ShBAP!

Participimi për transport: 10€

Participimi te nikoqiri:  10€

Paraqitja: tek Vehbi Tahiri përmes sms/tel: 044 149 123 deri të Enjten me 15.06 në ora 12:00

 

 

Ftesa e plotë nga organizatori

FTESË PËR PJESËMARRJE NË TAKIMET NDERKOMBETARE TE BJESHKATREVE “DITET E GJERAVICES” 2017
Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste “ Rrasa e Zogut “ Junik, që tani në mënyrë tradicionale vazhdon të mbajë takimet ndërkombëtare “Ditët e Gjeravicës” që kësaj here mbahen për herë të 7 me rradhë, e që qëllimi i tyre do ti rrisë raportet shoqërore në mes Shoqërive tona,

Ftohet: FBAK-U dhe të gjitha shoqëritë bjeshkatare alpiniste të Kosovës. Dhe adhurues e dashamire te bjeshkes.

Agjenda:

ORARI I TAKIMEVE NDËRKOMBËTARE BJESHKATARE ALPINISTE
“DITËT E GJERAVICËS 2017” 17-18.06.2017.

Dita e parë e Shtunë 17.06.2017

• 13:00 – 14:00 Ardhja dhe tubimi i të gjithë pjesëmarrësve në Hotel “ODA E JUNIKUT” në Junik.
• 14:00 – 15:00 Vizitë e shkurter kalimthi disa kullave tradicionale dhe Teqes me te madhe në ballkan – Junik.
• 15:00 Nisja në mënyrë të organizuar për në lokacionin e Kampingut.
• 16:30 Mbërritja në vendkamping, vendosja e tendave dhe akomodimi në tenda dhe stane.Pushim relaks..
• 19:30 Hapja solemne,ndezja e flakadanit të kampit,fjala përshëndetëse e nikoqirit dhe mysafirëve.
• 20:00-21:00 Darka.
• 21:00-23:00 Shoqërimi, njoftimi mes shoqërive dhe të pranishmëve, shkëmbim përvojash, argëtim, muzikë, vallëzim, barcoleta, video projektor,lojra, etj.
• 23:00 Fjetja.


Dita e dytë e Diele 18.06.2017

• 06:00 Zgjimi.
• 06:30-07:30 Mëngjesi dhe përgaditja për nisje drejt Gjeravicës (grupi i parë).
• 07:30 Nisja e organizuar e Alpinistëve për ngjitje në majen më të lartë në Kosovë “Gjeravica”

• 11:00 Pushtimi i majës “Gjeravica” 2656 m/lmd
• 11:40 Te liqejt e Gjeravicës, Pushim, freskim, argëtim.
• 12:30 Kthimi për në kamp.
• 15: 00 Mbërritja në kamp, dreka.
• 16:00 Mbyllja e takimeve ndërkombëtare “Ditët e Gjeravicës 2016”

 

P.S. Të gjitha shoqëritë bjeshkatare nga Kosova dhe Jashtë duhet ta konfirmojnë nr. e pjesmarrësve më së voni deri me 15.06.2017. Vëni re: Duke marrë parasysh interesimin e madh për pjesëmarrje kërkojmë nga të gjitha shoqëritë dhe individet që posedojnë mjete terreni dhe tenda ti marrin me vete dhe të na ndihmojnë në transport dhe vendosje për shkak të specifikes së kampit, me mirëkuptim…
Participimi për pjesëmarrës 10 euro për person


– Çdo shoqëri pjesëmarrëse apo( individ) duhet të ketë listën e pjesmarrësve- bjeshkatarëve, alpinistëve me rekuizita dhe veshmbathje të përshtatshme sipas kushteve klimatike dhe atë për të fjetur në tenda.


Ushqimi, akomodimi në tenda dhe stane per ata qe nuk posedojne tenda janë obligim i nikoqirit SHB.”RRASA E ZOGUT” Junik.
Ndërsa për udhëheqjen e Grupeve do te përkujdesen anëtaret më të devotshëm dhe me provoje të seksionit te Bjeshkatarisë dhe alpinizmit të shoqerisë bjeshkatare “RRASA E ZOGUT” nga Juniku.


Për shëndetin e pjesmarrësve në këto takime do të përkujdesen stafi mjeksor i qendrës mjeksore “Dr.Ali Hoxha” nga Juniku.
Pjesëmarrja juaj do të na nderoi dhe madhështoj ngjitjen në pikën më të lartë të Kosovës

Luteni që ta konfirmoni pranimin e ftesës, si dhe të deklaroheni për pjesëmarrjen në këtë Aktivitet me nr. e bjeshkatarëve dhe alpinistëve më së largu deri me datën 15.06.2017 ne ora 12:00. Për të gjithe ata që nuk lajmerohen deri ne datën dhe kohen e caktuar si dhe per gjendjen psikofizike apo ndonje fatkeqsi eventuale ne nuk mbajmë përgjegjësi.

Rrasa e Zogut mban te drejten ekskluzive për ndërrimin eventual të kësaj agjende.

Këshilli Organizativ
Tel. +377 (0) 44 253 224 SHBA.”RRASA E ZOGUT”
E-mail:shba.rrasazogut@gmail.com
Junik, më 27.05.2017

 

Ditet e Gjeravices 13 – 14 Qershor 2015