25 Jun 2017

Valbona ALPIN FEST 07-08-09 Korrik 2017

Të nderuar bjeshkatarë,
ShBA Prishtina do marrë pjesë këtë vit në ALPIN Fest që organizohet nga Shoqata Dajti Alpino Turistik, Tiranë, së bashku me ShBA Pashtriku, Gjakovë, me datat 07 deri 09 Korrik 2017.

Përshkrimi dhe detajet e festivalit mund ti gjeni në vegëzen: AlpinFest Valbona 2017

Shtigjet dhe Majat që planifikohen të pushtohen janë:

  • Jezera
  • Grykat e Hapta
  • Kollata
  • Rosi
  • Ujëvara e Valbonës
  • Burimi I Valbonës dhe Qafa e Valbonës

Vëmendje: të gjitha ecjet organizohen diten E Shtune me 08 Korrik. Orarin e saktë të nisjeve e gjeni në faqen e ShBA Pashtriku: Orari

Udhëtimi  nga Prishtina do të bëhet me automjete të ShBAP si dhe me vetura private.

Akomodimi bëhet në tenda të cilat pjesëmarrësit duhet ti kenë me vete. Alternativisht pjesëmarrësit mund të akomodohen edhe në bujtinat në Valbonë porse një aranzhim i tillë duhet të bëhet individualisht.

Ushqimi do të sigurohet nga organizatori dhe kushton 20€ 

Detajet e sakta të ditës dhe kohës së nisjes nga Prishtina do të publikohen ndërkohë. Të interesuarit për pjesëmarrje mund të paraqiten duke plotësuar formularin: Vegëza për formular ose duke kontaktuar Petritin përmes viber/sms/tel: 049 787 927. Mund edhe të na shkruani e-mail në info@shba-prishtina.com