01 Aug 2017

Curraj Epërm 05-06 Gusht 2017

Të nderuar,

 

Ju ftojmë në aksionin tonë të radhës për ecje dhe eksplorim të fshatit Curraj Epërm me datat 05-06 Gusht 2017.

Për të vendosur nëse ia vlen të merrni pjesë mund të lexoni më detajisht rreth këtj fshati shumë të veqantë në këtë artikull 🙂

 

Organizimi

Nisja 5 Gusht ora 6:00  (tubimi 5 : 45 ) te parkingu prape pallatit te rinise.

Transporti: Xhipa dhe vetura personale.

Itinerari: Prishtinë-Fierzë-Lekbibaj. Rruga eshte e gjitha e asfaltuar përveq kilometrit të fund por shume mire e kalueshme edhe për vetura të vogla. Automjetet do të parkohen në oborrin e hidrocentralit.

Shtegu i ecjes fillon nga fshati Lekbibaj me gjatësi rreth 13 km dhe ngjitje 800 metrash që dmth se shtegu është i mesatar/i lehtë.

 

Shpenzimet

25 euro fjetja ne bujtine dhe 3  (+1) racione :dreka, darka, mengjesi dhe nje racion me vete.

15 euro fjetja ne tende dhe 3  (+1) racione

15 euro nje mushke per bartjen e cantave   (opcionale)

15 euro participimi per transport deri ne Lekbibaj

Paraqitja përmes formularit ose përmes sms/viber te Teuta Bicaj 044 257 170 . Mund edhe të na shkruani e-mail në info@shba-prishtina.com . Gjatë paraqitjes ju lutemi specifikoni nëse udhëtoni me apo pa veturën tuaj.  Afati për paraqitje: 4 Gusht, e Premte, ora 12:00

Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar për shkak të transportit dhe poashtu për shkak të kapacitetit të vogël të bujtinave.

Udhëheqës  janë Naser Korça  dhe  Nexhdet Morina

Për ecje janë të zakonshme rekuizitat e zakonshme bjeshkatare. Gjatë përgatitjeve duhet pasur parasysh edhe temperaturat e larta që priten gjatë vikendit!

Përgjegjësia për përgatitjen fizike dhe psiqike është individuale.

 

Fshati Curraj Eperm

(c) Vit Zakouril