15 Nov 2017

MARSHI I NËNTORIT | 25-26 Nëntor 2017

Të nderuar,

 

ShBA Prishtina ju fton për pjesëmarrje në aktivitetin “Marshi i Nëntorit 2017” që organizohet nga ShB “Sytë e Sharrit” nga Tetova për nderë të ditës së Flamurit Kombëtar Shqiptar 28 Nëntorit. Ftesa e plotë me detajet është paraqitur më poshtë

 

Organizimi

Nisja nga Prishtina: Ora 14:00 25 Nëntor 2017, E Shtune, nga parkingu pranë TV21

Transporti: Vetura personale

Participimi: 10€ për transport, dhe 10€ për mbrëmjen argëtuese. Akomodimi është falas.

 

Paraqitja
  • Përmes formularit, ose
  • E-mail: info@shba-prishtina.com, ose
  • Viber/sms/tel tek Ganiu: 044 168 370

Afati: 22 Nentor 2017 ora 20:00

Vendet jane te kufizuara!

 

FTESA nga Nikoqiri

Miq të dashur,

 

Po Ju njoftojmë lidhur me participimin dhe vendosjen e bjeshkatarëve nga R. e Shqipërisë dhe R. e Kosovës, të cilët do të marrin pjesë në MARSHIN E NËNTORIT 2017, të organizuar nga SHB “SYTË E SHARRIT” për nder të Ditës së Flamurit Kombëtar Shqiptar – 28 Nëntorit.

 

Vendosja

  • Bjeshkatarët që do të flejnë një natë në Tetovë (25 nëntor 2017) do të vendosen pa pagesë në internatin e Universitetit të Evropëes Juglindore (Universiteti i Shtul-it), që gjendet përballë hotelit MK.

Kushtet e vendosjes janë shumë të mira, kurse në mëngjes do të keni edhe nga një paket me ushqime…

Kurdo që të arrini në Tetovë, duhet vetëm të paraqiteni te porta hyrëse e Universitetit…

 

Përticipimi

  • Këtë vit do të participoni vetëm nga 10 EUR-o për mbrëmjen argëtuese me muzikë të gjallë në restoranin ARRA.

Ju njoftojmë se kemi bërë të gjitha përgatitjet e mundshme për të kaluar një natë të paharrueshme dhe për të bërë një marsh të denjë për Ditën e Flamurit tonë.

Ju do t’na ndihmoni shumë nëse na i dërgoni me kohë (më së voni deri më 23 nëntor) listat me emrat dhe miemrat e bjeshkatarëve të shoqërive Tuaja, sepse nga kjo varet mbarëvajtja e shumë punëve që lidhen me organizimin e mbrëmjes gazmore…

Participimin për mbrëmjen gazmore bjeshkatarët do ta bëjnë nëpërmjet kryetarëve të shoqërive të tyre, të cilët shumën e mbledhur prej anëtarëve do t’ia dorëzojnë kryetarit të SHB “SYTË E SHARRIT”.

 

MARSHUTA

Këtë vit marshi do të realizohet më 26 nëntor 2017 (e diel), në relacionin:
Tetovë – Sellcë – Guri i Kuq.

Tubimi i bjeshkatarëve do të bëhet prej orës 7:30 – 8:00 në qendër të Tetovës, prej nga, me vetura personale dhe me taksi (shpenzimet e të cilëve do t’i heqin vetë marshuesit), do të nisemi për në Brezovicë – në pikën e startit të marshit (vend ndërmjet katundeve Sellcë dhe Vicë).

Në pushimin e parë, që do të bëhet në Livadhin e Begjit (te stani i Iljazit), pjesëmarrësit e marshit do të gostiten me çaj mali dhe patate të ziera…

Pas pushtimit të majes së Gurit të Kuq, me lartësi mbidetare 1880 m., organizohet drekë me haje vendore dhe argëtim me muzikë, zurla e tupana.

Të interesuarit duhet të kenë me vete përgatitjet adekuate për çdo kohë të mundshme.

 

Faleminderit për mirëkuptimin!

 

Guri i Kuq Tetove