16 Jan 2018

Maja e Bajrakut | 21 Janar 2018

Të nderuar,

ShBA Prishtina ju fton për pjesëmarrje në aksionin e radhës për ngjitje në Majen e Bajrakut 1,789 m/lmd në Shalë të Bajgorës, të Dielen me 21 Janar 2018.

Shtegu është rreth 17km I gjatë me ngjitje prej rreth 800 metrash. Kohëzgjatja e parashikuar rreth 6 orë në dy drejtimet.

Shtegu është mesatarisht I lehtë porse duhet pasur pajisjet e zakonshme bjeshkatare dhe sidomos kepucet malore dhe veshmbathje rezistente ndaj eres dhe ujit.  Duhet të keni poashtu me vete ushqim dhe pije për konsum ditor.

Udhëheqës Vehbi Tahiri

Nisja: 07:00 nga parkingu pranë TV21

Transporti: Autobus

Participimi: 5€ për anëtarë dhe 7€ për jo-anëtarë. Sqarim: Anëtarë konsiderohen personat që kanë paguar anëtarësimin për vitin vijues, para ose gjatë aksionit. 

Paraqitja përmes formularit  ose e-mail: info@shba-prishtina.com deri të Shtunën në ora 12:00

 

Gjatë kthimit do të bëhet nje ndalesë për kafe.

Maja e Bajrakut