13 Feb 2018

Maja e Lybetenit – #Kosova10 | 17 Shkurt 2018

Të nderuar,

 

Me rastin e 10 Vjetorit të Pavarësisë së R. Kosovës, ShBA Prishtina organizon ngjitjen në  Majen e Lybetenit,2498 m/lmd, të Shtunen, me 17 Shkurt 2018.

Do t’jetë ngjitje alpine në kushte dimri, ku janë të domosdoshme paisjet dimërore bjeshkatare, e sidomos: kthetrat, cepini, litari, veshëmbathje adekuate, syze, shkopinjët, dorëza etj.

Poashtu kërkohet përgatitje e mirë fizike.

Organizimi

Nisja: 05:00h, nga parkingu pran TV21
Transporti: vetura private – deri te Restaurant “Bulica”. Prej aty transporti me xhipa (po qe se na lejon trashësia e bores), deri afer staneve.
Participimi: SHBAP

 

Paraqitja: permes telefonit te Gani Syla 044 168 370, deri të Premten, ne 12:00h.

Numri I pjesmarrësve është I kufizuar!

Për shkaqe sigurie, pjesëmarrja pa kthetra nuk do të lejohet.

Pergjegjesia për përgaditjen  fizike dhe psiqike eshte individuale!