15 May 2018

Lumi i Shalës | 20 Maj 2018

Të nderuar,

 

ShBA Prishtina ju fton për vizitë eksploruese në Lumin e Shales. Udhetohet me vetura nga Prishtina deri ne Firze prej ku nisemi me varka të vogla nëpër liqenin e Komanit në drejtim të Lumit të Shalës. Lundrimi zgjatë 2.5 orë në një drejtim. Është ky një rast i mirë për ti shijuar bukuritë e rralla të kësaj zone.

 

ITINERARI

06:45 Nisja nga Prishtina ne drejtim te Firzes/Bajram Curr.

09:00 Lundrim me varka per tek Lumi I Shales

11:30 Arritja tek Lumi I Shales

Pushim, shetitje, eksplorim, larje/plazh ne lum

Konsumimi I drekes të cilën e keni sjellur me vete apo ne restoran atypari.

15:00 Nisja nga Lumi I Shales

15:30 Ndalesë për çlodhje dhe kafe në fshatin Berishë

20:00 Arritja ne Prishtine, e përafërt.

 

 Duhet të keni me vete:

  • Ushqim ditor
  • Syze & krem për diell
  • Rroba banjo
  • Veshmbathje të lehta, rezistente ndaj eres dhe shiut.

 

Shpenzimet:

Për lundrim:                             20 Euro

Për transport PR-Firzë-PR:        7 Euro

 

Vendet janë të limituara! Përparësi kanë anëtarët e rregullt të ShBAP.

 

Si të rezervoni:

 

  1. Plotësoni formularin
  2. Nëse ka vende të lira do të ju kërkohet të paguani paradhënien prej 10 Euro në xhirollogarinë e ShBAP
  3. Pasi të kemi pranuar konfirmim të pageses, rezervimi juaj është konfirmuar.

 

Afati për paraqitje: E Enjte ora 13:00

Per informata shtese, shkruani e-mail: info@shba-prishtina.com apo viber/sms +383 49 787 927

Vëmendje: Përgjegjësia për sigurinë gjatë lundrimit është individuale!

Udhëheqës: Petrit Ibrahimi̊