12 Jul 2018

Aksioni “Maja e Korabit” | 22 Korrik, 2018

******ESHTE MBYLLUR LISTA E REZERVIMEVE******

Image result for maja e korabit

Të nderuar,

Ju ftojmë të merrni pjesë në aksionin e radhes në majen e Korabit të planfikuar për të dielen me daten 22 Korrik, 2018.

Maja e Korabit ka lartesi prej 2764 m/lmd dhe është një nga malet më të larta të Evropës Juglindore, i cili shtrihet përgjatë kufirit të Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë.

ITINERARI

05:00 Nisja nga Prishtina tek parkingu i sheshit 21,

08:00 Arritja në Radomirë

08:15 Nisja për në Majën e Korabit

12:15-13:00 Arritja në Majë

13:30 Kthimi

17:00-17:30 Arritja në Radomirë

18:00 Nisja për Prishtinë

21:00 Arritja në Prishtinë

Pjesëmarrja për pagesë në  transport:  10.00 Euro Prishtinë-Kukës-Radomirë-Prishtinë

Transporti: Me vetura malore (2) te SHBAP dhe vetura personale

Paraqitja nëpermjet formularit ose tek z. Armend Gruda 044/433607

Afati i paraqitjes: deri me 20/07/2018, e premte ne oren 20:00h.

 Duhet të keni me vete:

  • Ushqim ditor
  • Syze & krem për diell
  • Veshmbathje të lehta, rezistente ndaj eres dhe shiut.

Per informata shtese, shkruani e-mail: info@shba-prishtina.com apo viber/sms +383 44433607

Vëmendje: Përgjegjësia për përgaditjen fizike dhe psiqike,është individuale!