30 Jul 2018

Aksioni “Maja Gjalica”, Kukës | 05 Gusht, 2018

Të nderuar,

ShBA Prishtina ju fton në aksionin e radhës për ngjitje në Malin e Gjalicës, Kukës me datën 05 Gusht 2018. 

Gjalica është mali më i lartë i rrethit Kukës, 2489m mbi nivelin e detit dhe bën pjesë në vargun malor të Korabit – vargmal në skajin lindor të Shqipërisë.

Itenerari i planifikuar: nisja të dielën me 05 Gusht 2018 në orën 05:45h nga parkingu i sheshit 21:  Prishtinë-Kukës-Topojan-Breki (me vetura malore). Nga fshati Breki ecja do të jetë rreth 7 orë vajtje ardhje. Pjesëmarrja për transport parashihet 10 euro për person. Të interersuarit mund të lajmërohen tek z. Gani Syla në 044 168370 ose përmes formularit deri ditën e shtunë me 04 Gusht, 2018 në orën 12:00h

Për ecje janë të nevojshme rekuizitat e zakonshme bjeshkatare,  syze dielli, krem për mbrojtje ndaj diellit, kapele etj.

Përgjegjësia për përgaditjen fizike dhe psiqike është individuale!