03 Dec 2018

Maja e Piribregut 2,524 m/lmd | 09 Dhjetor, 2018

Të nderuar,

Meqë ShBAP rezervon të drejtën e ndryshimit të planit vjetor në kalendar, planifikimet paraprake kanë ndryshuar dhe tani ju fton që për datën 09 Dhjetor, 2018 të merrni pjesë në aksionin për ngjitjen në majën e Piribregut (2,524 m/lmd) në malet e Brezovicës.

Nisja eshte planifikuar në orën 07h ditën e dielë me 09 Dhjetor, 2018 tek parkingu i sheshit 21 me vetura të ShBAP dhe ato private. Pjesëmarrja 5 Euro për peron.

Paraqitja përmes formularit deri të shtunën në orën 12h. Për informata shtesë  kontaktoni udhëheqësin e aksionit ztr.Vehbi Tahirin: 044 149 123

Vendet janë të kufizuara mvarësisht nga numri I veturave në dispozicion dhe përparësi kanë anëtarët e ShBAP

Nevojitet pergatitje e mirë fizike dhe sidomos veshmbathje adekuate për ecje dimërore!

Ju mirëpresim!