12 Mar 2019

Ecja Pranverore 2019 | 17 Mars 2019

Të nderuar,

ShBA Prishtina fton të gjithë bjeshkatarët dhe dashamirët e natyrës që të Dielën, më 17 Mars 2019, të marrin pjesë në aksionin e radhës, Ecja Pranverore 2019.

Ecja do të bëhet në rajonin e Ferizajit nën udhëheqjen e organizatorit nikoqir ShBA Lybeteni. Ftesen e plotë mund ta lexoni këtu

ShBA Prishtina do t’i bashkangjitet organizatorit në Ferizaj, prej ku do të bëhet nisja e përbashkët në 08:15.

Gjatësia e shtegut është rreth 12km. Shtegu është i përshtatshëm edhe për fillestarë dhe mosha të reja (personat nën moshën 16 vjeçare duhet të jenë të shoqëruar nga ndonjë i afërm i tyre i rritur).

Dita: 17 Mars 2019

Nisja nga TV21: 07:15h

Transporti: Me autobus

Participimi per transport: 5 EUR për anëtarë dhe 7 EUR për jo-anëtarë.

Paraqitja përmes formularit ose me viber: Teuta Bicaj +383 44 257 170. Afati i paraqitjes: e Shtunë, 16 Mars 2019, 12:00h.

Vendet janë te limituara!

Veshmbathja duhet të jetë adekuate duke pasur parasysh reshjet e fundit! Përgjegjësia për përgaditjen fizike dhe psiqike është individuale!