16 Apr 2019

Shtegu Agim Kikaj | 21 Prill 2019

Të nderuar bjeshkatarë,

Ju ftojmë për pjesëmarrjë në ecjen e radhes organizuar nga ShBA Llapi me 21 Prill 2019. Detajet e organizimit i gjeni më poshtë.

Organizimi

08:00 Nisja nga TV21

Transporti: automjete të ShBAP dhe vetura private

Participimi: 5€

Paraqitja: përmes formularit më poshtë ose tek Gani Syla, 044 168 370 sms/viber. Afati për paraqitje: e Shtune, ora 12:00


FTESA nga organizatori

Të nderuar bjeshkatarë,

“Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste LLapi” fton të gjithë adhuruesit e ecjes në natyrë në ecjen tradicionale “Shtegu Agim Kikaj” i cili do të mbahet me datë 21 prill 2019.

“Shtegu Agim Kikaj” është i gjatë rreth 16 km, fillon nga fshati Popovë duke vazhduar përgjatë fshatrave: Llapashticë e Epërme-Bradash dhe përfundon në fshatin Kaçanoll (te përmendorja e dëshmorëve).

Shtegu është shumë atraktiv, i përcjellur me bukuri të shumta natyrore dhe është relativisht i lehtë, nuk paraqet ndonjë vështirësi dhe i përshtatshëm edhe për fillestarë dhe mosha të reja.

Pjesëmarrësit e shtegut do të ketë ushqim tradicional dhe befasi tjera.

Takimi do të bëhet në ora 08:30 tek parkingu i pompës së derivateve “Humolli Petroll” në fshatin Lupç i Poshtëm (magjistralja Podujevë-Prishtinë).


Shtegu nga fshati Popovë deri në Kaçandoll – Rajoni i Llapit.