31 May 2019

Maja Bobotov Kuk (2523 m), Mal i Zi | 08-09 qershor 2019

ShBA Prishtina ju fton që të merrni pjesë në aksionin e radhës në Bjeshkët e Durmitorit, Maja Bobotov Kuk (2523 m), Mal i Zi, më 08-09 qershor 2019.

Dita e shtunë, 08 qershor 2019

Nisja nga TV21: 06:00.

Transporti: Me xhip të ShBA Prishtinës (sipas nevojës) dhe me vetura personale.

Prishtinë – Pejë – Rozhajë – Zhabljak – Sedlo (rreth 300km).

Participimi për transport: 20 EUR/person.

Rrugës do të bëhet një pushim tek ura mbi kanjonin Tara, me ç’rast ata që dëshirojnë mund ta perdorin Zip Line mbi lumin Tara.

Fjetja në Guesthouse Planinarski” – Zhabljak

Çmimi: 23.00 Euro/person (fjetja+darka+mengjesi) + taksa 0.80 Euro.

Dita e diel, 09 qershor 2019

05:15 Zgjimi

05:30 Mengjesi

06:00 Nisja për majën Bobotov Kuk (2523 m), Durmitor.

Rruga është e asfaltuar deri në pikënisje (Sedlo 1910 m)

Ecje: rreth 7 ore (vajtje – ardhje)

Pas kthimit nga maja Bobotov Kuk, nisja për Prishtinë.

Paraqitja përmes formularit ose me tel./viber: Gani Syla +383 44 168370

Afati i paraqitjes: e enjte, 06 qershor 2019, 18:00.

Vërejtje: Ngjitja është mjaft sfiduese, prandaj të paraqiten për ecje vetëm ata të cilët janë të përgaditur mirë fizikisht!

Përgjegjësia për përgaditjen fizike dhe psiqike është individuale!