Kartelat unike të anëtarësisë

Në bazë të statutit të FBAK-ut, në mbështetje të vendimit unanim të Kryesisë së FBAK-ut nga mbledhja e mbajtur me 19.11.2016 në Prishtinë dhe në bazë të marrëveshjeve paraprake me anëtarësinë Kryetari FBAK-ut ka nxjerrur Udhëzimin 1/2016 për “Kartelën unike të anëtarësisë” në  Federatën Bjeshkatare Alpiniste të Kosovës.

Dokumentet e plota mund lexohen/shkarkohen permes vegezave me poshte:

 

 

Në përputhje me udhëzimin e cekur më lartë, Kryesia e ShBA Prishtina merr përsipër procesin e regjistrimit të anëtarëve të vet dhe sigurimin e kartelave përkatëse përmes FBAK-ut.

Procesi do të vijojë në hapat e përshkruar më poshtë:

  1. Anëtarët dërgojnë formularin me informatat personale në dy menyra:
    1. Përmes formularit online: https://goo.gl/forms/xa3NvIhp0w0o6QT22
    2. Duke plotësuar formularin fizikisht në zyren e ShBAP
  2. Perveq formularit, nevojitet edhe kopja e leternjoftimit e cila mund te dergohet me e-mail ne info@shba-prishtina.com, ose fizikisht.
  3. Kryesia bën porositjen e kartelave në FBAK
  4. Kartela dorëzohet tek anëtarët me c’rast bëhet pagesa dhe nënshkruhet formulari I dërguar paraprakisht.

 

Ҫmimet:

  1. Anëtarët e rregullt: 10€
  2. Studentët, nxënësit, penzionerët, veteranët: 5€

Kartelat janë të vlefshme për nji vit dmth ripërtrihen cdo vit me rastin e pagesës së anëtarësimit