10 Nov 2015

Bjeshkët e Llapit | E Diele 15 Nëntor 2015

Të nderuar,

ShBA Prishtina ju fton për pjesëmarrje në ecjen e radhës që do të organizohet ne Bjeshkët e Llapit. Shtegu fillon nga fshati Zhiti për të arritur deri te Maja e Lisatit me lartësi mbidetare prej 1,650m.

Ecja në ngjitje rreth 3.5 ore dhe rreth 2 orë në zbritje. Shtegu është mesatarisht I lehtë dhe I përshtatshëm edhe për fillestarë.

 

Organizimi

Nisja: 06:30 të Dielen nga parkingu pranë TV 21

Transporti: Autobus

Participimi: FALAS për anëtarët që kanë paguar anëtarësinë për vitin 2015; 5EUR për tjerët

Paraqitja:    te Murati përmes telefonit 044 234-925; viber 049 688 401 deri të Shtunën në ra ora 12:00

Si zakonisht, pjesëmarrësit duhen të kenë veshmbathje rezistente ndaj erës dhe shiut si dhe domosdoshmërisht këpucë malore. Poashtu ujë dhe ushqim të nevojshëm gjatë ecjes.

Udhëheqës: Avdullah Softolli dhe Sami Sejdiu

zhiti