Të nderuar,
ShBA Prishtina ju fton për pjesëmarrje në aksionin e radhës “Marshi i Pranverës” që organizohet me rastin e fillimit të stinës së Pranverës dhe qëllimi i organizimit është promovimi i turizmit malor në Rajonin e Ferizajt, senzibilizimi i qytetarëve për ruajtjen e ambientit dhe mosdëmtimi i pyjeve.
Ecja realziohet në zonën malore të Syrinikës (Malet e Sharrit), konkretisht në Bjeshkët e Jezercit deri në lartësinë mbidetare prej 1660m (në veri të fshatit Shushicë, komuna e Shtërpcës).
ORGANIZIMI:
Nisja: 07:00 nga parking pranë TV 21
Transporti: Autobus
Participimi: 5€ për anëtarët, 7€ për joanëtarët
Sqarim: participimi prej 5€ vlen për anëtarët të cilët kanë paguar anëtarësimin për vitin 2016
Në Ferizaj do të bëhet ndalesë për furnzime tek VIVA pranë stacionit te Policisë.
Përshkrimi i shtegut: Malor, me vështirësi të lehtë.
Gjatësia e shtegut është përafërsishtë 19km, ndërsa koha e parashikuar rreth 8 orë duke përfshirë edhe pushimet.
Pikat kryesore të shtegut:
1. Shkolla Fillore “Skenderbeu” Jezerc – 790m lartësi mbidetare
2. Restaurant California, pastaj Rest. Gurra e Jezercit
3. Livadhet e Qazimit
4. Livadhet e Sharranikut
5. Bunkerat e UCK-së (pika 5, Sharranik)
6. Stanet e Gremes (Maja e staneve 1660m lartësi mbidetare).
Rregullat që duhet rrespektuar:
– Ardhja në kohën e sakt në vendin e caktuar
– Rrespektimi dhe përcjellja e rregullave të caktuara nga udhëheqësi i marshutës.
– Ruajtja e natyrës duke mos hedhur mbeturinat gjatë marshutës dhe gjatë pauzave.
– Personat nën moshën 16 vjeqare duhet të jenë të shoqëruar nga ndonjë i afërm i tyre i rritur.
– Përgaditja fizike dhe psiqike është përgjegjësi individuale.
– Për shkak të mungesës së burimeve të ujit preferohet të keni sasinë e duhur të ujit varësisht nga nevojat personale.
Jane të domosdoshme reqkuizitat e zakonshme bjeshkatare e sidomos kepucët malore si dhe rrobet rezistente ndaj erës dhe shiut.
Paraqitja te Petriti përmes viber/sms/tel: 049 787 927 ose e-mail: info@shba-prishtina.com . Afati për paraqitje: E Shtune 12:00
Udhëheqës I marshutës: Jeton Hoxha