02 Aug 2016

Kullë–Nishtedim–Maja e Hasanit–Lipa-Sige | 07 Gusht 2016

Te nderuar,

 

ShBA Prishtina ju fton per pjesemarrje ne aksionin e radhes per ecje ne Bjeshket e Nemuna. Shtegu fillon ne afersi te pikes kufitare Kullë dhe kalon nga qafa e Nishtedimit, neper rrafshnalten e Nishtedimit ne drejtim te majes Hasanit ,Lipes dhe zbritje ne Sige te Pejes.

E tere marshuta do te zgjase afersisht  6 – 7 ore ecje, eshte relativesht e lehte, me pamje magjepsese. Mos e humbisni kete rast!

 

Organizimi:

E Diele, 07/08/2016

Nisja: ora 06:00 nga parkingu pranë TV21

Transporti: Autobus

Participimi: 7 Euro për anëtarët, 10 Euro për jo anëtarët

Paraqitja: përmes sms/e-mail/viber tek Pranvera,044/155 085 (09:00-19:00) ose info@shba-prishtina.com deri të Shtunen në ora 12:00

Kthimi I planifikuar në Prishtinë rreth orës 20:00.

Nuk do te kete ndalesa gjatë rruges, prandaj ju lutemi beni furnizimet paraprakisht.

Udhëheqës në shteg: Shkelzen Gusinja, Pejë

Rekuizitat e nevojshme:

·         Kepuce malore

·         Veshmbathje rezistente ndaj eres dhe shiut

·         Kapele, syze, krem dielli

·         Shkopinje per ecje,

·         Ushqim dhe uje

Poashtu, ju lutemi merrni me vete edhe leternjoftimet, sepse do te kalohet kufiri i RKS mirepo nuk do te hyhet ne MNE.

Foto e huazuar nga ShB Gjeravica

Foto e huazuar nga ShBA Gjeravica