04 Oct 2016

Maja e Gjallicës | 09 Tetor 2016

Të nderuar bjeshkatarë,

 

ShBA Prishtina me 09 Tetor 2016 organizon ngjitje per pushtimin e Majes së Gjallicës 2,489 m/lmd.

*Gjalica është mali më i lartë i rrethit Kukës, 2489m mbi nivelin e detit i cili bën pjesë në vargun malor të Korabit (vargmal në skajin lindor të Shqipërisë, midis rrethit të Kukësit e atij të Dibrës) dhe shtrihet në skajin veri-lindor të këtij vargu, midis pellgut të Kukësit në veri-perëndim dhe pllajës së Shishtavecit në jug-lindje. Në veri-lindje Gryka e Vanave e ndan nga mali i Koritnikut, kurse kanioni i Bicajt në jug-perëndim e ndan nga mali i Kolesjanit. Pjesa kulmore formon një kreshtë të mprehtë, që bie pingul mbi Grykën e Vanave, kurse shpatet janë mjaft të pjerrëta duke formuar rrëpira të dukshme tektonike në gëlqerorët e pjesës së poshtme të tyre. Ka formë vezake(11 x 5 km) me drejtim veri-lindor dhe jug-perëndimor, me shpate shumë të pjerrëta që bien thikë mbi lumin Lumë, pellgun e Kukësit dhe pllajën e Shishtavecit.

*Nga Wikipedia, lexo me shume: Linku

 

Pjesëmarrja është e kufizuar për anëtarët e rregullt të ShBA Prishtina.

 

Organizimi:

Nisja: Ora 06:00 të Dielen me 09 Tetor 2016 nga parkingu pranë TV21

Transporti: me xhipa

Participimi: 15€

Paraqitja tek Petriti përmes viber/sms/tel: 049 787 927 [10:00 – 19:00] ose permes e-mail: info@shba-prishtina.com 

 

Kërkohet përgatitje e mire fizike si dhe rekuizitat e zakonshme bjeshkatare. Ushqim dhe uje per ecje nje ditore. Luteni qe furnizimet ti beni paraprakisht!

Moti pritet te jetë I kthjellet por me temperatura te ulëta. Parashikimi I motit mund të përcillet në vegëzen: Linku

Përgjegjësia për përgatitjen fizike dhe psiqike është individuale.

 

By Aurora Doci - E bërë vet, CC BY-SA 4.0, https://commons.wikimedia.org/w/index.php?curid=38372340

By Aurora Doci – E bërë vet, CC BY-SA 4.0, https://commons.wikimedia.org/w/index.php?curid=38372340