29 Mar 2017

Komunikatë në lidhje me Ekspediten EVERESTI 2017

Kryesia e ShBA Prishtina në mbledhjen e rregullt të mbajtur me 28 Mars 2017 nxjerr këtë komunikatë:
– ShBA Prishtina përshëndet ekspeditën e tre alpinistëve nga Kosova, Arineta Mula, Uta Ibrahimi dhe Nazmi Hasanramaj për Majën e Everestit. Ju uron sukses në ngjitje dhe kthim të shëndoshë! Kjo është një përpjekje madhore me çka mburret i tërë komuniteti bjeshkatar shqiptar.
– ShBA Prishtina dënon ashpër sulmin fizik ndaj kryetarit të FBAK-ut nga një anëtar i KAP-it me 27 Mars 2017.
– ShBA Prishtina i cilëson si të papranueshme shpifjet dhe konfuzionin e krijuar përreth organizimit dhe mbështetjes së ekspeditës së Everestit.