25 Sep 2017

Kepi i Rodonit | 30 Shtator – 1 Tetor 2017

Të nderuar,

 

ShBA Prishtina ju fton për pjesëmarrje në ecjen e lehtë rekreative në Kepin e Rodonit, të Dielen me 01 Tetor 2017.

Kepi i Rodonit përveq që ofron pamje fantastike të ujërave të kristalta të detit Adriatik ka qenë përherë edhe një pike strategjike dhe ushtarake. Do kemi rastin të shohim edhe kështjellen e ndërtuar nga Skënderbeu, si dhe kishen e vjeter.

Shtegu është i gjatë rreth 12 km dhe nuk paraqet ndonjë vështirësi, meqë nuk ka ngjitje apo zbritje të theksuara. Kohëzgjatja e ecjes afërsisht 5 orë në dy drejtimet.

 

Organizimi

30 Shtator E Shtune

Nisja nga Prishtina me vetura personale. Koha e nisjes sipas marrëveshjes së bashkëudhëtarëve dhe shoferit të paracaktuar.

Për të interesuarit është organizuar një darkë me muzikë live në Restaurant Dy Kitarat në Durrës. Participimi për darkë 15 Euro, pa pije, për me meny të begatshme. Për rezervim të kësaj darke duhet të paraqiteni para të Enjtes në ora 12:00.

01 Tetor E Diele

09:00 Takimi në autostradën Durrës – Tiranë, nyja dalëse për në Gjirin e Lalëzit. Prej aty vazhdohet rruga me vetura deri në fillimin e shtegut për ecje, afërsisht në ora 09:40. Ecja planifikohet të përfundojë rreth orës 15:30

Akomodimi

Marrë parasysh mundësitë e shumta në Durrës dhe rrethine, aranzhimet për fjetje duhet të bëhen individualisht sipas preferencave tuaja!

Transporti

Me vetura personale. Shpenzimet ndahen proporcionalisht nga udhëtarët brenda veturës.

 

Paraqitja

Përmes: Formulari

Mund kontaktoni edhe përmes email: info(at)shba-prishtina.com ose sms/viber tek Teuta Bicaj: 044 257 170

Luteni që me rastin e paraqitjes të precizoni nëse udhëtoni me veturën tuaj dhe nese apo sa vende të lira keni, ashtu që të organizojme transportin më lehtë!

 

Faleminderit!