18 Jun 2018

Aksioni “Ditët e Lybetenit” | 23 dhe 24 Qershor, 2018

Image result for maja e luboteni

Ftohen anëtarët e ShBAP dhe të interesuarit për pjesëmarrje në aktivitetin “Ditët e Lybetenit” që mbahet me 23 dhe 24 Qershor, 2018. Nisja planifikohet nga Prishtina ditën e shtunë me datën 23 Qershor, 2018 në orën 15:00h nga parkingu i sheshit 21. Pagesa e udhëtimit 10 Euro ku përfshihet itinerari Prishtinë – Kaqanik – Shtrazë – Bulicë – te stanet dhe kthimi deri në Prishtinë. Ata që dëshirojnë të bashkangjiten vetëm të dielën, nisja është nga restaurant Bulica në orën 07:30h.

Paraqitja përmes formularit ose me sms te znj. Teuta Bicaj në 044257170 deri të enjten me 21 Qershor, në orën 18:00h.

Detajet tjera rreth organizimit dhe agjendës do t’i gjeni në këtë vegëz

Ju mirëpresim!