13 Aug 2018

Aksioni “Bjeshkët e Milishevcit” | 19 Gusht, 2018

 

 

Të nderuar,

ShBAP Prishtina ju fton në pjesëmarrje të aksionit të radhës, që sipas agjendës është planifikuar të organizohet të dielën me 19 Gusht, 2018.

Nisja do të bëhet nga parkingu i sheshit 21 në orën 06:00h me vetura malore. Pjesëmarrja është 10 Euro. Udhëheqës i grupit për këtë aksion do të jetë z. Gëzim Konjusha dhe mund t’a kontaktoni në numrat 049636917 dhe 045854341. Poashtu aplikimin mund t’a bëni edhe këtu

Ecja do të zgjasë rreth 6-7 orë dhe do të përshkohen majet e Çvërles (2413m) dhe Veternikut (2461m).

Ju mirëpresim!