23 Mar 2019

MAJA E ÇIKËS (2045m) | 30-31 mars 2019

Të nderuar bjeshkatarë,

ShBA Prishtina ju fton që të merrni pjesë në aksionin e radhës, ngjitjen në majën e Çikës, 2045m, Llogora, Shqipëri.

Dita e shtunë, 30 mars 2019

Nisja nga TV21: 07:00h.

Transporti: Me autobus (po që se bëhen së paku 30 të paraqitur), përndryshe udhëtimi do të organizohet me vetura personale.

Participimi per transport: 20 EUR/person.

Relacioni: Prishtinë – Durrës – Vlorë – Llogora.

Pauzat: “Toma i vogël” 30 min; Durrës 45 min; Vlorë 45 min.

Fjetja në Llogora.

Hotel Alpin – Llogora, https://www.facebook.com/sidorelacapoj/, çmimi për dhomë, krevat dysh 30 EUR, pa mëngjes.

Hotel Hamiti – Llogora, https://www.facebook.com/neshet.hamiti.7, çmimi për dhomë/bungallov, 3000 lekë, dmth. rreth 24-25 EUR/dhomë, pa mëngjes. Dhoma ka 4 shtretër. Pagesa bëhet në proporcion me numrin e personave në dhomë (3000 lekë/numri i personave).

Dita e diel, 31 mars 2019

Tubimi në Llogora, te parkingu/ballkoni, rreth 1000m/lmd; 05:45h

Nisja për në maje në 06:00h.

Ecje: 7-8 orë, vajtje-ardhje.

Nisja nga Llogoraja për Prishtinë rreth 15:00-16:00h.

Pauzë për kafe, te “Toma i vogël”.

Mbërritja në Prishtinë: rreth 22:00h.

Paraqitja përmes formularit ose me tel./viber: Gani Syla +383 44 168370

Afati i paraqitjes: e enjte, 28 mars 2019, 20:00h.

Vërejtje: Ngjitja është mjaft sfiduese, prandaj të paraqiten për ecje vetëm ata të cilët janë të përgaditur mirë fizikisht!

Veshmbathja duhet të jetë adekuate për ecje dimërore sepse në pjesën afër majes mund të ketë borë.

Përgjegjësia për përgaditjen fizike dhe psiqike është individuale!