11 Nov 2019

Marshi i Nëntorit 2019 | 23 – 24 nëntor 2019

ShBA Prishtina ju fton që të merrni pjesë në manifestimin tradicional ndërkombëtar MARSHI I NËNTORIT 2019, në organizim të SHB “SYTË E SHARRIT” – Tetovë, i cili këtë vit do të realizohet më 24 nëntor 2019 (e diel), në relacionin: Tetovë – Sellcë – Guri i Kuq.

Nisja nga TV21: e shtunë, 23 nëntor 2019, 16:00h.

Transporti: Me xhipa të ShBAP ose vetura private.

E diel, 24 nëntor 2019, nisja në mëngjes në 08:30h.

Participimi për transport: 10 EUR për anëtarë dhe 12 EUR për jo-anëtarë.

Bjeshkatarët që do të flejnë në hotel dhe do të marrin pjesë në mbrëmjen gazmore në restoranin ARRA, do të participojnë me 20 EUR për person. Kateringun e mëngjesit dhe drekën në Livadhin e Begjit e mbulon organizatori.

Paraqitja përmes formularit ose me tel./viber: Gani Syla +383 44 168 370.

Afati i paraqitjes: e hënë, 18 nëntor 2019, 12:00h.

Vendet janë të limituara!

Veshmbathja duhet të jetë adekuate për stinën!

Përgjegjësia për përgaditjen fizike dhe psiqike është individuale!