05 Jan 2021

Propozimet për kalendarin e aksioneve 2021

ShBA Prishtina fton të gjithë bjeshkatarët dhe adhuruesit e natyrës që të bëjnë propozime konkrete të aksioneve / marshutave të cilat konsideroni se duhet të hyjnë në kalendarin e aksioneve 2021.

Propozimet duhet të përmbajnë:

  • Emri i majës / marshutës
  • Lartësia mbidetare
  • Vendi / rajoni
  • Kohëzgjatja e përafërt e ecjes
  • Muaji i preferuar ose stina

Propozimet duhet të dërgohen në e-mail: shbaprishtina@hotmail.com apo përmes formularit, deri më datën 14/01/2020.

Kryesia e ShBA Prishtina do t’i shqyrtojë të gjitha propozimet në mënyrë që ta përpilojë kalendarin e aksioneve për vitin 2021.