15 Jun 2024

Maja Musalla / Bullgari | 21-23 qershor 2024

ShB Prishtina ju fton që të merrni pjesë në aksionin e radhës, ngjitjen në majën Musalla 2925 m dhe shtatë liqejt e Rilës, 2100-2600 m, në parkun kombëtar Rila / Bullgari më datën 21-23 qershor 2024.

E premte, 21/06/2024:

Udhëtim Prishtinë – Panichishte (fjetja).

E shtunë, 22/06/2024:

Liqejt e Rilës ndodhën në pjesën veri-perëndimore të masivit të madhë malor të Rilës, dhe nuk duhet ngatërruar me liqenet rrëzë majës më të lartë të Rilës dhe të gjithë Ballkanit – Musallës. Ato janë në një lartësi midis 2100 m dhe 2600 m mbi nivelin e detit dhe lidhen me njëra-tjetrën me ujëvara dhe përrenj.

Qasja në liqene lehtësohet ndjeshëm nga teleferiku me dy ulëse që nis mbi qytetin malor të Panichishtes dhe në vetëm 20 minuta ngjitet nga 1590 m në 2100 m.

Gjatësia e shtegut: rreth 10-12 km (vajtje-ardhje). Rreth 6 orë ecje.

Disniveli: 500-600 m. Vështirësia e shtegut: mesatare.

Çmimi për teleferik: 10-15 EUR/person (vajtje-ardhje). Çmim i përafërt!

Participimi për transport: Prishtinë – Panichishte – Borovec dhe anasjelltas 30-35 EUR (në proporcion me shpenzimet e derivateve dhe sigurimin EU për veturë). Çmim i përafërt!

Çmimi për fjetje: 20-25 EUR/natë (sipas ofertës). Çmim i përafërt!

Fjetja, nata e dytë (e shtunë), në Borovec.

E diel, 23/06/2024:

Musalla ndodhet në parkun kombëtar Rila. Është maja më e lartë e Ballkanit (2925 m).

Maja e Musallës ofron një pamje fantastike. Nëse nuk ka mjegull, nga kjo pikë mund të shihen vargmale të njohura Ballkanike, si Osogovo, malet Rodope, vargmali i Rilës.

Ngjitja në Musalla fillon nga Boroveci, qendër e skijimit.

Boroveci ndodhet në 1315 m. Nga Boroveci deri në Jastrebec ngjitja do të bëhet me teleferik. Ngjitja në Musalla fillon nga stacioni i teleferikut Jastrebec në 2369 m.

Gjatësia e shtegut: rreth 15 km (vajtje-ardhje). Rreth 6-7 orë ecje (me pushime).

Disniveli: rreth 600 m. Vështirësia e shtegut: mesatare.

Çmimi për teleferik: 10-15 EUR/person (vajtje-ardhje). Çmim i përafërt!

Nisja nga fontana: e premte, 21 qershor 2024, 15:00 (bën edhe më herët, nëse është dakord grupi).

Transporti: Me xhip të ShBP dhe vetura private (sipas nevojës, ose minibus, varësisht prej numrit të të paraqiturve).

Udhëheqës: Gani Syla, 044 168 370.

Paraqitja përmes formularit.

Afati i paraqitjes: e mërkurë, 19 qershor 2024, 18:00.

Veshmbathja duhet të jetë adekuate për stinën!

Përgjegjësia për përgatitjen fizike dhe psikike është individuale!

Sqarim: Çmimet janë të përafërta, varësisht nga grupi. Shpenzimet e transportit, sigurimi EU për veturë, pagesa rrugore do të bëhen në proporcion me numrin e pjesëmarrësve!