18 Jun 2024

Ditët e Gjeravicës 2024 | 23 qershor 2024

Shoqëria Bjeshkatare Prishtina ju fton që të merrni pjesë në aktivitetin tradicional “Ditët e Gjeravicës 2024”, në organizim të ShBA Rrasa e Zogut – Junik.

Transporti: me xhip të ShBP.

Nisja nga Fontana / te konviktet, e diel, 23/06/2024, në 05:00.

Participimi për transport: 12 Euro / Person (Prishtinë – Junik – Gropat e Erenikut – Prishtinë).

Paraqitja përmes formularit.

Udhëheqës nga ShB Prishtina, Vehbi Tahiri.

Afati për paraqitje: e premte, 21/06/2024, 19:00.

Përgjegjësia për përgatitjen fizike dhe psikike është individuale!

Detajet e organizimit nga ana e nikoqirit janë dhënë më poshtë:

Sh.b.a.“Rrasa e Zogut“ në bashkëpunim dhe mbështetje nga Komuna e Junikut ju fton në aktivitetin e radhës në bjeshkët e Junikut!
Kemi nderin dhe respektin të ju ftojmë në:Takimet ndëkombëtare të bjeshkatarëve “Ditët e Gjeravicës” 2024.
ORARI I TAKIMEVE NDËRKOMBËTARE BJESHKATARE ALPINISTE
“DITËT E GJERAVICËS 2024” 22-23.06.2024.

Agjenda
Dita e parë e Shtunë 22.06.2024.
• 13:00 – 14:00 Ardhja dhe tubimi i të gjithë pjesëmarrësve në stacionin e Autobusëve në Junik.
• 14:00 Nisja në mënyrë të organizuar për në lokacionin Gropa Erenikut.
• 14:30-15:00 Pauzë e shkurtër gjatë rrugës për bjeshkë.
• 16:00 Mbërritja në vendkamping, vendosja në stane(tëbana) dhe tenda.
• 18:00-19:00 Hapja solemne ndezja e flakadanit të kampit,fjala përshendetëse e nikoqirit dhe mysafirëve.
• 19:00-20:00 Pushim shëtitje e lirë rreth kampit.
• 20:00-21:00 Darka.
• 21:00-23:00 Shoqërimi, njoftimi mes shoqërive dhe të pranishmëve, shkëmbim përvojash, argëtim, muzike, vallëzim, barcoleta, video projektor,lojra, etj. Pas ores 23:00 Fjetja…

Dita e dytë e Diele 23.06.2024.

• 06:30-07:30 Mëngjesi dhe përgaditja per nisje drejt Gjeravicës
• 07:30 Nisja për ngjitje në majën më të lartë në Kosovë Gjeravica.
• 11:00-12:30 Arritja e pikes me të lartë në Kosovë, Gjeravica 2656 m/lmd dhe kthimi.
• 15: 30 Mbërritja në kamp, dreka.
• 16:00 Mbyllja e takimeve ndërkombëtare “Ditët e Gjeravicës 2024”
P.S. Vëmendje..!
Të gjitha shoqëritë bjeshkatare nga Kosova dhe jashtë saj duhet ta konfirmojnë nr. e pjesmarrësve më se voni deri me 20.06.2024. në ora 12:00 në nr. 049 212-686 ose ne e-mail:shba.rrasazogut@gmail.com
Veni re: Te gjithe shoqerite dhe individet qe nuk e bejne konfirmimin me kohe ne nuk mbajme ndonje pergjegjesi ose obligim ndaj tyre.
Participimi i pjesëmarrësve do të jetë 15 euro per person.
– Ç’do shoqëri pjesëmarrëse duhet të ketë listën e pjesmarrësve- bjeshkatarëve, alpinistëve me rekuizita dhe veshmbathje të përshtatshme sipas kushteve klimatike dhe atë për të fjetur në tenda. (Thasët për fjetje dhe dyshek tereni dhe tenda janë të detyrueshme ata që kërkojnë kushte më të mira munden me rezervuar në hotel “Grand Gjeravica” në mënyrë individuale) për shkak të mundësive te limituara për akomodim kush ka tende duhet ta merre me vete! Përndryhe ne nuk kemi kapacitet ti vendosim te gjithe në stane kërkojme mirëkuptimin tuaj!
Transporti Junik – Gropa e Erenikut dhe anasjelltas,kryesisht do behet nga ana jone por, per shkak te mundesive te limituara ju lusim qe te gjithe ata qe kane mjete tereni (GJIPA) dhe tenda me i marre me veti, ushqimi, akomodimi do behet ne stane dhe tenda, ju mirepret nikoqiri SHB.”RRASA E ZOGUT” Junik.
Ndërsa për udhëheqjen e grupeve do te përkujdesen anëtaret e seksionit te Bjeshkatarisë dhe alpinizmit të shoqerisë bjeshkatare “RRASA E ZOGUT” nga Juniku.
Ps. Rrasa ka të drejte për arsye objektive që ta bëjë ndryshimin e agjendës po ashtë ne nuk mbajme përgjegjësi për përgaditjen psikofizike ose ndonjë fatkeqsi eventuale të bjeshkatareve dhe implikimin e ndonjë pale të tretë.
Junik Qershor, 2024
Ju dëshirojmë Mirë se ardhje Këshilli organizativ …

Verejtje: Konfirmimi per pjesmarrje nuk akceptohet-pranohet me “going” por vetem me email ose me mesazh ne tel me nr. e pjesemarresve dhe emrat e tyre…
Bjeshkatarë mirë se vini!