29 Jul 2024

Trigllav (2864 m) | 29 gusht – 1 shtator 2024

ShB Prishtina fton anëtarët e ShBP që të marrin pjesë në aksionin e radhës, ngjitjen në majën Trigllav 2864 m në Slloveni më datën 29 gusht 2024 – 01 shtator 2024 (4 ditë, 3 netë).

Nisja nga fontana: e enjte, 29 gusht 2024, 05:00.

Transporti: Me vetura private.

Udhëheqës: Gani Syla, 044168370.

Paraqitja përmes formularit.

Afati i paraqitjes: e mërkurë, 31 korrik 2024, 18:00 (për shkak të rezervimit të vendeve për fjetje).

Veshmbathja duhet të jetë adekuate për stinën!

Pajisjet obligative: Helmetë dhe parzmore (rripa sigurie, mbërthyes trupi).

Ngjitja është mjaft sfiduese prandaj të paraqiten vetëm ata që janë mirë të përgatitur fizikisht!

Ngjitja dhe zbritja do të bëhet brenda ditës (e premte), meqenëse është i pa mundur rezervimi për fjetje në Kredaricë (shtëpi e bjeshkatarëve, në 2515 m)!

Pikënisja: Aljejzev Dom, 1015 m dmth. rreth 1850 m disnivel!

Përgjegjësia për përgatitjen fizike dhe psikike është individuale!

Itinerari i udhëtimit:

E enjte, 29/08/2024:

Prishtinë – nëpër Serbi – Zagreb (pushim) – Lubljanë – Mojstrana / Kranjska Gora (fjetja).

E premte, 30/08/2024:

Ngjitje / zbritje në majën e Trigllavit.

Nisja në 05:00, nga Alajzev Dom,1015 m, ecje 12-13 orë! Fjetja në të njejtin vend, në Kranjska Gora.

E shtunë, 31/08/2024:

Nisja në 07:00.

Kranjska Gora – Bled (pushim) – Plitvice (vizitë liqejve të Plitvices). Fjetje.

E diel, 01/09/2024:

Nisja në 05:00.

Plitvice – Zarë (pushim për kafe) – Split (pushim për kafe) – Budva – Shkodër – Prishtinë, rreth orës 24:00.

Çmimi:

Transporti: rreth 150 EUR (në proporcion me numrin e pjesëmarrësve).

Fjetja: 3 x 30-40 EUR (sipas ofertës).

Ushqimet: individuale.

Sqarim:

Çmimet janë të përafërta, varësisht nga grupi. Shpenzimet e transportit, sigurimi EU për veturë, pagesa rrugore, parkingjet etj. do të behën në proporcion me numrin e pjesëmarrësve!

Hyrja për vizitë në Parkun e Plitvices, rreth 40 EUR/person (individuale, sipas deshirës).

Pagesa, 150 EUR duhet të bëhet menjëherë pas formimit te grupit.

Vendet janë të limituara!