ShB Prishtina ju fton që të merrni pjesë në aksionin e radhës, ngjitjen në majën e Boshit (2416 m), Bjeshkët e Nemuna, Shqipëri.
Aktiviteti do të jetë dy–ditor dhe nisja është të shtunën më 10/08/2024 nga fontana në Ulpianë në orën 17:00. Te gjithë pjesëmarrësit duhet të jenë me kohë në vendin e nisjes dhe të kenë dokumentet e nevojshme të udhëtimit.
Të interesuarit të lajmërohen deri të enjten, 08/08/2024, ora 12:00, me qëllim që të bëhet rezervimi i vendeve për fjetje.
Udhëheqës në shteg: Naser Korça.
Ecje: rreth 9-10 orë (ngjitje-zbritje).
Helmeta është obligative. Rekomandohet që të keni një sasi më të madhe të ujit.
Participimi për transport: 12 EUR.
Participimi për fjetje: 15-20 EUR (varësisht nga oferta).
Përgatitja fizike dhe psikike është përgjegjësi individuale e pjesëmarrësve.