ShB Prishtina ju fton që të merrni pjesë në aksionin e radhës, ngjitjen në majën Ismet Sali Bruçaj 2508 m, Bjeshkët e Nemuna, Shqipëri.
Aktiviteti është dy-ditor dhe nisja është të shtunën më 24/08/2024 nga fontana në Ulpianë në orën 17:00. Te gjithë pjesëmarrësit duhet të jenë me kohë në vendin e nisjes dhe të kenë dokumentet e nevojshme të udhëtimit.
Të interesuarit të lajmërohen deri të enjten, 22/08/2024, ora 12:00 me qëllim që të bëhet rezervimi i vendeve për fjetje.
Formulari. Paraqitja përmes formularit konsiderohet konfirmim i pjesëmarrjes.
Udhëheqës në shteg: Naser Korça.
Ecje: rreth 10 orë (ngjitje-zbritje). Ngjitja hyn në kategorinë e vështirë.
Rekomandohet helmeta dhe që të keni një sasi më të madhe të ujit.
Participimi për transport: 12 EUR.
Participimi për fjetje: 15-20 EUR (varësisht nga oferta).
Përgatitja fizike dhe psikike është përgjegjësi individuale e pjesëmarrësve.