09 Sep 2024

Tubimi Tradicional – Koxha Ballkan| 14 – 15 Shtator 2024

ShB Prishtina ju fton që të merrni pjesë në aksionin e radhës, në Tubimin Tradicional të Bjeshkatarëve të Kosovës, i cili organizohet nën patronatin e Federatës së Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës, udhëhequr nga ShB Haxhi Beda nga Prizreni, i cili do të mbahet me 14 – 15 Shtator 2024, në shtëpinë e bjeshkatarëve Uji i Gropuar (Kopana Voda), në rreth 1500 m. në bjeshkët e Koxha Ballkanit.

Pjesë e organizimit është edhe realizimi i ngjitjes në majet binjake Koxha Ballkan 2044 m. dhe Qerenik 2043 m. e nga të cilat ka dukshmëri në një pjesë të madhe të Sharrit, Oshlakut, Pashtrikut, Koritnikut, Opojës, Dukagjinit, bjeshkët e Shqipërisë, Bjeshkët e Nemuna të Deçanit, Junikut, Rugovës dhe Istogut.

Shtëpia e bjeshkatarëve i posedon 50 krevate, ku prioritet për të fjetur kanë bjeshkatarët e moshës së shtyrë dhe femrat prandaj të tjerët duhet të marrin tendat personale sepse nuk do të ketë vende për të gjithë në Shtëpinë e Bjeshkatarëve!

Sqarim: Rruga është e asfaltuar deri në fshatin Skorobishtë, në rreth 1000 m. Nga Prizreni (Qendra Sportive “Sezai Surroi”) deri në Skorobishtë, transporti me autobus të organizuar nga nikoqiri. Prej Skorobishtit deri tek Shtëpia e Bjeshkatarëve shkohet me xhipa ose traktora, poashtu e organizuar nga nikoqiri. Mundet edhe në këmbë (rreth 4.5 km).

Nuk ka vend për parkim të veturave, prandaj edhe ata që udhëtojnë me vetura personale, veturat duhet t’i parkojnë te Qendra Sportive dhe të udhëtojne me autobus deri në Skorobishtë, e prej aty në këmbë, me traktora ose xhipa!

Nisja nga Fontana: e shtunë, 14 shtator 2024, 13:00.

Transporti: Me xhipa të ShBP.

Participimi për transport: 10 EUR.

Participimi për darkë, mëngjes, drekë: FBNSK.

Ngjitja / ecja parashihet të zgjasë rreth 5-6 orë (ngjitje-zbritje).

Ngjitje me vështirësi mesatare!

Paraqitja përmes formularit. Paraqitja përmes formularit konsiderohet konfirmim i pjesëmarrjes.

Udhëheqës: Gani Syla.

Afati i paraqitjes: e enjte,12 shtator 2024, 20:00.

Veshmbathja duhet të jetë adekuate për stinën!

Përgjegjësia për përgaditjen fizike dhe psiqike është individuale!

Pason ftesa nga FBNSK:

F T E S Ë

Të nderuar bjeshkatarë, adhurues të natyrës dhe miq,

Kemi kënaqësinë të ju ftojmë në Tubimin Tradicional të Bjeshkatarëve të Kosovës, i cili organizohet nën patronatin e Federatës së Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës, udhëhequr nga SHBA Haxhi Beda nga Prizreni, i cili do të mbahet me 14 – 15 Shtator 2024, në shtëpinë e bjeshkatarëve Uji i Gropuar ( Kopana Voda), në bjeshkët e Koxha Ballkanit.

Pjesë e organizimit është edhe realizimi i ngjitjes në majet binjake të Koxha Ballkan 2044 lmd dhe Qerenik 2043 lmd, e nga të cilat ka dukshmëri në një pjesë të madhe të Sharrit, Oshlakut, Pashtrikut, Koritnikut, Opojës, Dukagjinit, bjeshkët e Shqipërisë, bjeshkët e Nemuna të Deçanit, Junikut, Rugovës dhe Istogut.

Itinerari si dhe të gjitha informacionet e tjera në lidhje me këtë ngjarje janë paraqitur më poshtë:

14 Shtator 2024, e shtunë:

– 13:00 – 14:00 takimi te Qendra Sportive “ Sezai Surroi”, në Prizren, nga fillon nisja e organizuar me autobusë.

– 15:30 – 16:00 Arritja në shtëpinë e bjeshkatarëve, vendosja e tendave dhe akomodimi i bjeshkatarëve në kamp që ndodhet përballë shtëpizës së bjeshkatarëve (rekomandojmë të merrni me vete një tendë, çantë gjumi, dyshek.),

– 19:00 Hapja solemne dhe ndarja e certifikatave

– 20:00 Darka,

– 21:00 Ndezja e zjarrit, shoqërimi dhe argëtimi i pjesëmarrësve me muzikë

15 Shtator, 2024 e dielë:

– 07:00 Zgjimi dhe përgatitja,

– 08:00 Ngrënia e mëngjesi

– 09:00 Nisja për ngjitjen e majës

– 12:00 Arritja në Majën e Koxha Ballkanit

– 14:00 Kthimi te shtëpia e bjeshkatarëve

– 15:00 Dreka për të gjithë pjesëmarrësit

VËMENDJE:

– Të gjitha shpenzimet e organizimit i mbulon FBNSK

– Shtëpia e bjeshkatarëve i posedon 50 krevat dhe prioritet për të fjetur kanë bjeshkatarët e moshës së shtyre dhe femrat.

Regjistrimi i pjesëmarrësve është i obliguar për shkak të organizimit të fjetjes dhe ushqimit.

Afati i fundit për paraqitjen e pjesëmarrësve është deri me datë 12 Shtator, 2024, dhe atë në numrat kontaktues: 044 119 663 dhe 048 799 019

Mirë se vini !