Shoqëria Bjeshkatare Prishtina ju fton që të merrni pjesë në aksionin e radhës, ngjitje në majën Magaro, 2255 m, Ohër dhe majën Guri i Zi, 2257 m, Strugë.
Aksioni do të jetë dy-ditor, 09-10/11/2024.
Nisja: e shtunë, 09/11/2024, 06:00.
Vendi i nisjes: te fontana (Ulpianë, përballë konvikteve).
Transporti: me xhipa, vetura ose me minibus, varësisht nga numri i të paraqiturve.
Participimi për transport: 20 EUR.
Fjetja: 15-20 EUR (pa mëngjes), sipas ofertës.
Shkuarja (e shtunë): Prishtinë – Ohër, rreth 4 orë. Ndalesë në Ohër për mëngjes, mandej ngjitja në majën Magaro 2255 m. Galicica, prej ku shihen liqeni i Ohrit dhe liqeni i Prespës (rreth 2 orë ngjitje, 1.5 orë zbritje). Fjetja në Ohër ose Strugë.
Ecja (e diel): nisja në 06:00. Nga Ohri ose Struga deri në Belica i Sipërme (Gorna Belica), rreth 1470 m. (30 min). Prej aty fillon ecja / ngjitja për në majën Guri i Zi (rreth 5 orë ngjitje/zbritje). Kthimi: Strugë – Prishtinë (rreth 4-5 orë).
Udhëheqës: Gani Syla +38344168370.
Paraqitja me formular.
Afati i fundit i paraqitjes: e premte, 12:00.
Veshmbathja duhet të jetë adekuate për stinën!
Përgjegjësia për përgatitjen fizike dhe psikike është individuale!