Shoqëria Bjeshkatare “Prishtina” ju fton të merrni pjesë në aktivitetin “MARSHI I NËNTORIT 2024”, që organizohet nga ShB “SYTË E SHARRIT” – Tetovë, më 23-24 nëntor 2024.
Transporti: me xhipa të ShBP dhe vetura personale.
Nisja nga Fontana / te konviktet, e shtunë, 23/11/2024, në 16:00.
Participimi:
Për transport: 10 Euro / person (Prishtinë – Tetovë – Prishtinë)
Te nikoqiri: 30 Euro / person, në çka përfshihen:
- fjetja në hotel (10 EUR, me mëngjes)
- mbrëmjen argëtuese me muzikë të gjallë në restoranin ARRA (20 EUR)
- drekën me haje tradicionale shqiptare, në Livadhin e Begjit
Për ata që dëshirojnë t’i bashkangjiten aktivitetit ditën e diel, vetëm për ecje, nisja në 06:00, te Fontana.
Paraqitja përmes formularit apo te Gani Syla, udhëheqës nga ShB Prishtina, përmes viber/sms/tel: 044 /168370.
Afati për paraqitje: e enjte, 21 nëntor, 19:00.
Detajet e organizimit nga ana e nikoqirit, janë dhënë më poshtë:
F T E S Ë
Miq të dashur dhe adhurues të bjeshkatarisë.
ShB “Sytë e Sharrit” nga Tetova ju fton të merrni pjesë në manifestimin tradicional ndërkombëtar “Marshi i Nëntorit 2024”, që organizohet prej vitesh për nder të Ditës së Flamurit Kombëtar.
Marshi do të realizohet më 24 nëntor 2024 (dita e diel), në relacionin: Tetovë – Sellcë – Guri i Kuq.
Tubimi i bjeshkatarëve do të bëhet në sheshin e qytetit nga ora 7:30 – 8:00, prej ku do të nisemi me automjete personale për në Brezovicë të Sellcës.
Pjesëmarrësit e marshit duhet të kenë përgatitje të përshtatshme për çdo kohë të mundshme.
Çajin e mëngjesit dhe drekën me haje vendore te Livadhi i Begjit do ta përgatisin, si përherë, djemtë e Sellcës.
ShB “Sytë e Sharrit” nuk mban asnjë përgjegjësi për pjesëmarrësit që ndahen nga grupi dhe nuk respektojnë udhëzimet e organizatorëve të marshit.
Mirardhshi!