04 Dec 2024

Maja e Hasanit (1900 m) | 8 dhjetor 2024

ShB Prishtina ju fton të merrni pjesë në ecjen e radhës në bjeshkët e Rugovës – Maja e Hasanit (1900 m), e diel, 8 dhjetor 2024.

Maja e Hasanit shtrihet në pjesën veri-perëndimore të qytetit të Pejës.

Ecja do të nisë nga fshati Lipë/Pejë, ~1200 m.

Ecje: rreth 6 orë (ngjitje-zbritje).

Ecja është e vështirësisë së mesme.

Nisja: 07:00.

Vendi i nisjes: te fontana (Ulpianë).

Transporti: me xhipa të ShBP dhe vetura personale, sipas nevojës.

Rruga është e asfaltuar deri në Lipë (pikënisje, poqese nuk është e mbuluar me borë!).

Participimi për transport: 10 EUR.

Paraqitja deri ditën e shtunë, në 12:00.

Udhëheqës: Gani Syla 044168370.

Paraqitja përmes formularit.

Gjatë kthimit, pushim për nga një pije në Restaurant & Motel Kalaja Lipë!

Përgjegjësia për përgatitjen fizike dhe psikike është individuale!

Vërejtje: Organizimi mvaret nga kushtet atmosferike. Poqese do të jetë parashikimi i motit me shi, atëherë aksioni do të anulohet ditën e shtunë!