03 Jan 2025

Propozimet për Kalendarin e Aksioneve 2025

ShB Prishtina fton të gjithë bjeshkatarët dhe adhuruesit e natyrës që të bëjnë propozime konkrete të ngjitjeve / aksioneve të cilat konsiderojnë se duhet të hyjnë në kalendarin e aksioneve 2025.

Propozimet duhet të përmbajnë këto të dhëna:

•        Emri i majës / ngjitjes

•        Lartësia mbidetare

•        Vendi / rajoni

•        Kohëzgjatja e përafërt e ecjes

•        Muaji i preferuar ose stina

Propozimet duhet të dërgohen përmes formularit deri më datën 15/01/2025.

Kryesia e ShB Prishtina do t’i shqyrtojë të gjitha propozimet në mënyrë që ta përpilojë kalendarin e aksioneve për vitin 2025.

Propozimet për aktivitete / ngjitje një-ditore do të ishin më të preferuara për këtë vit!