13 Jan 2025

Maja e Veleçikut (1725 m) | 18-19/01/2025

ShBA Prishtina do t’i përgjigjet ftesës së klubit “Taraboshi” Shkodër, ashtuqë fton anëtarët e saj që të marrin pjesë në kete aktivitet / ecje, më datë 18-19/01/2025.

Nisja nga Fontana, Prishtinë: e shtunë, 18/01/2025, 12:00.

Transporti: Me xhipa të ShBAP dhe vetura personale (sipas nevojës), varësisht prej numrit të të paraqiturve!

Participimi për transport: rreth 20-25 EUR (në proporcion me shpenzimet e veturës).

Participimi për fjetje: rreth 15 EUR (sipas ofertës, varësisht prej numrit të të paraqiturve).

Participimi për darkë, te nikoqiri (mbrëmja festive): 14 EUR.

Paraqitja përmes formularit.

Udhëheqës në shteg: “Grupi Taraboshi” Shkodër.

Ecja / ngjitja do të bëhet në majën e Veleçikut, 1725 m, Razëm / Shkodër / Shqipëri.

Ngjitja dhe zbritja parashihet të zgjasin rreth 6 – 7 orë, rreth 730 m disnivel.

Afati i paraqitjes: e enjte, 16/01/2025, 18:00.

Veshmbathja duhet të jetë adekuate për stinën!

Përgjegjësia për përgatitjen fizike dhe psikike është individuale!

Pason ftesa nga nikoqiri, Grupit Taraboshi …

Me rastin e 15 vjetorit të organizimit të ‘’Marshimit të Përvitshëm’’ klubi Taraboshi Shkoder ka kënaqësinë që t’ju ftojë të na bashkoheni në festën dhe aktivitetin e ecjes nga Razma ne Majën e Veleçikut. Të shtunen date 18 Janar nga ora 19:00-20:00 ju ftojme qe dhuroni ushqime. Kete e bejme në bashkepunim me Foodbank Albania dhe organizaten Shprese per Boten te grumbullojme ushqime per familjet ne nevoje per te perballuar stinen e ftohte te dimrit. Secili prej pjesemarresve eshte i lutur te dhuroje nga nje cante, kuti, qese me ushqime te ndryshme. Preferohet vaj, miell, oriz, makarona, sheqer, konserva, biskota apo dicka qe ju keni mundesi…jo para. Pas kësaj ju flojmë të kaloni një darkë të këndshme festive me #taraboshishkoder në Shkodër në Bar Restorant ‘’Osmanaga’’ adressa: https://maps.app.goo.gl/YVSo8rqfJ2sYQBbw7?g_st=com.google.maps.preview.copy. Do të këndojnë e dëfrejmë me muzikë LIVE në shoqërinë e këngëtares Shkodrane Orjeta Kelaj e shoqëruar me maestron Ilir Zoga ! ! Gjate darkës do të organizojme lojra me pjesëmarrjen e të ftuarve. Të nesërmen me datë 19 Janar 2025 do të organizojmë ecjen e përvitshme në Majën e Veleçikut, kjo me panaramën ndër më të bukurat me pamje nga Liqeni i Shkodrës e deri në Alpet Shpiptare. Nisja e ecjes ne oren 07:00 nga Razma. Distanca nga Shkodra-Razem është 40, transporti shkon rreth 50 minuta me makina personale. Çmimi për pjesëmarrjen në darkën festive është 14 euro për person. #taraboshishkoder #FoodBankShkoder #hopefortheworld #malesiemadhe Ju kontaktoni ne inbox për rezervimin sa më parë. Mbyllja e rezervimeve eshte diten e merkure me dt 15 janar 2025 ne oren 17.00. Ps. Organizatori ka të drejtë të ndyshojë destinacionin në varësi të situatave që krijojnë pasiguri për pjesëmarrësit. Përgjegjësia në këtë ngjarje është personale. Jeni të mirëpritur!