ShBA Prishtina ju fton që të merrni pjesë në aksionin e radhës, ngjitjen në Majën e Musincës 1730 m në Bjeshkët e Llapit, e diel, 26/01/2025.
Aksioni është një-ditor.
Nisja nga Fontana: e diel, 26 janar 2025, 07:00.
Transporti: Me xhipa të ShBAP dhe vetura personale (sipas nevojës), deri në pikënisje.
Pikënisjen e cakton ShBA “Llapi” – Podujevë.
Participimi për transport: 6 EUR.
Ngjitja/ecja parashihet të zgjasë rreth 6 orë (ngjitje me vështirësi mesatare).
Paraqitja përmes formularit.
Udhëheqës ne shteg: ShBA “Llapi” – Podujevë.
Afati i paraqitjes: e shtunë, 25 janar 2025, 12:00.
Veshmbathja duhet të jetë adekuate për stinën!
Përgjegjësia për përgatitjen fizike dhe psikike është individuale!