26 Feb 2025

Maja e Musincës (1730 m) | 02/03/2025

ShBA Prishtina ju fton që të merrni pjesë në aksionin e radhës, ngjitjen në majën e Musincës 1730 m nga Borçan / Leposaviq, e diel, 02/03/2025.

Aksioni është një-ditor.

Nisja nga Fontana: e diel, 02 mars 2025, 07:00.

Transporti: Me xhipa të ShBAP ose dhe vetura personale (sipas nevojës), deri në pikënisje (Borçan, rreth 1100 m).

Participimi për transport: 10 EUR.

Ngjitja/ecja parashihet të zgjasë rreth 6-7 orë (ngjitje me vështirësi mesatare).

Paraqitja përmes formularit.

Udhëheqës: Ahmet Fejzullahu.

Afati i paraqitjes: e shtunë, 01 mars 2025, 12:00.

Veshmbathja duhet të jetë adekuate për stinën!

Përgjegjësia për përgatitjen fizike dhe psikike është individuale!