11 Mar 2025

Maja e Runës (1857 m) | 16/03/2025

ShBA Prishtina ju fton që të merrni pjesë në aksionin e radhës, ngjitjen në majën e Runës 1857 m, Kalimash, rrethi i Kukësit, e diel, 16/03/2025.

Aksioni është një-ditor dhe ngjitja/ecja do të fillojë diku mbi tunelin e Kalimashit, rreth 1000 m.

Nisja nga Fontana: e diel, 16 mars 2025, 07:00.

Transporti: Me xhipa të ShBAP.

Participimi për transport: 12 EUR.

Ngjitja/ecja parashihet të zgjasë rreth 6-7 orë (ngjitje-zbritje, me vështirësi mesatare).

Udhëheqës: Gani Syla.

Paraqitja përmes formularit.

Afati i paraqitjes: e shtunë, 15 mars 2025, 12:00.

Veshmbathja duhet të jetë adekuate për stinën!

Përgjegjësia për përgatitjen fizike dhe psikike është individuale!